Propozimet për arkitekturën e re të sigurisë, po rrethohen nga pyetje nëse në fakt, ndryshimi i rendit botëror është duke nisur ngadalë përpara syve tanë. Pas zhvillimeve të fundit diplomatike, pyetjet nëse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë duke rinegocjuar ekuilibrat e sigurisë në Europë dhe lufta e Ukrainës mund të shndërrohet në pikënisjen e një marrëveshjeje shumë më të gjerë, që do të përcaktonte marrëdhëniet mes Lindjes dhe Perëndimit për dekadat e ardhshme, marrin një dimension të ri.