Oferta e Donald Trumpit për një shpërblim prej 5 mijë dollarësh për cdo amerikanë të rritur nëse republikanët arrinin të ruanin kontrollin e Kongresit, nuk ishte aspak e papërfillshme për njerëzit e thjeshtë. Premtimi, që disa e panë si politikë sociale e të tjerë si instrument elektoral, do të barte në vetvete edhe një kosto të jashtëzakonshmë. 1.2 trilionë dollar do të kushtonte sipas Reuters, vënia e tij në jetë. Për këtë presidenti e gjeti dhe një zgjidhje: Trump sugjeroi se paratë mund të siguroheshin nga tarifat doganore, edhe pse mjaft ekspertë u shprehën skeptikë dhe treguan se të ardhura të tilla, ishin ndjeshëm më të ulëta se shuma e nevojshme. Donald Trump megjithatë insistoi ta kushtëzonte pagesën me fitoren republikane. A përbënte kjo një shkelje ligjore? Jo medoemos.