Lindje Perëndim: A do të ketë një luftë SHBA-Iran?
12/01/2020 17:15

Shtetet e Bashkuara dhe Irani e shohin shtrembër njëri-tjetrin prej dekadash tashmë; armiqësia mes dy vendeve asnjëherë nuk u fashit, edhe atëhere kur dukej e pergjumur. Që prej 1980-tës, mes tyre nuk ka pasur më marrëdhënie diplomatike formale, cka tregon qartë se me cfarë syri e shihnin njëri tjetrin këta rivalë të mëdhenj të heshtur. Por ishte gjatë dy viteve të fundit, që situata nisi të rrëshqiste ngadalë jashtë binarëve në të cilat ishte përpjekur ta mbante presidenti I mëparshëm amerikan, Barak Obama. Njeriu që e zëvendësoi në krye të Shtëpisë së Bardhë, kishte një perceptim krejt tjetër ndaj vendit të fuqishëm, por të pabindur në Gjirin Persik të pasur me naftë, pozicioni dhe influenca e të cilit e kanë kthyer në një ``shtyllë`` të politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme. Në gjykimin e Donald Trumpit, ujdia që fuqitë perëndimore vulosën me Iranin ishte plot të meta, dhe nuk e kufizonte regjimin e ajatollahëve aq sa c`pretendohej me përpjekjet e saj të gjymtura sipas tij, për të vënë nën fre programin e tij bërthamor. Për këtë arsye dhe vendosi të tërhiqej prej saj majin e 2018-ës. Argumenti I Trumpit ishte se mund të nxirrte një ujdi më të mirë nga Irani, ndaj riktheu sanksionet  e vjetra ekonomike dhe vendosi të reja. Majin e një viti më vone, Washingtoni e shtoi trysninë kur priti skadimin e lejeve që I kishin krijuar tetë qeverive mundësinë të blinin naftën iraniane. Qëllimi I administratës së Trumpit, sic thotë Bloomberg, ishte ta conte në zero eksportin e naftës, që është jetik për Iranin, e gjeneron gati gjysmën e të ardhurave nga shitjet jashtë kufijve.

Lindje Perëndim/ Zemërimi po vlon, “shqiptarët do mësyjnë Hagën”: A do të “shpërthejë” Kosova!
04/07 15:00
Lindje Perëndim/”Tërmeti” në Pentagon: Përse Hegseth po shkarkon gjeneralët më të mirë amerikanë!
27/06 15:00
Lindje Perëndim/Marrëveshja me Iranin,“kapitullim” i SHBA-së,apo një plan i nëndheshëm për rajonin?!
20/06 15:00
Lindje Perëndim/ “Makthi” i Rusisë: Arma e re që po ndryshon fushëbetejën në Ukrainë!
13/06 15:00
Lindje Perëndim/ “Gjarpërinjtë e administratës amerikane”:Si nisi krisja e aleancës Trump-Netanyahu!
06/06 15:00
Lindje Perëndim/ Re konflikti në horizont: Turqia nis “Mavi Vatan-in”, Greqia dridhet!
30/05 15:00
Lindje Perëndim/ Arsyeja përse Xi Jinping fshehurazi e urren Rusinë, dhe mund ta tradhtojë Putinin!
23/05 15:00
Lindje Perëndim/ Bota, në prag pandemie të re? Hantavirusi, konspiracioni: Ç`ndodhi para një viti…
16/05 15:00
Lindje Perendim/Kush po i vret shkencetaret e NASA dhe UFO-ve?
09/05 15:00
Lindje Perëndim/ Plani i Merz për Gjermaninë: Përse kancelari “po guxon” t`i dalë kundër SHBA-së
02/05 15:00
Lindje Perëndim/Luftën SHBA-Iran, e fiton Kina? Strategjia e fshehtë që po ndjek Pekini për dominim!
25/04 15:00
Lindje Perëndim/ Shkëlqimi dhe rënia e Viktor Orbanit: Gabimet që sollën rrëzimin nga pushteti!
18/04 15:00
Lindje Perëndim/Përse vendet e Gjirit Persik “nuk guxojnë” të sulmojnë Iranin edhe pas bombardimeve!
11/04 15:00
Lindje Perëndim: Raketat e Iranit drejt Shqipërisë, mbrojtja raketore që na vjen “nga Rumania”!
04/04 15:00
Lindje Perëndim/ “Çarja” e mburojës së Izraelit: Përse nuk ndalohen dot bombat thërrmuese të Iranit
28/03 15:46
Lindje Perëndim/Sekreti i mbrojtjes iraniane:Ç`është “Mozaiku” i Sadam Huseinit, 20 vjet përgatitje!
21/03 15:00
Lindje Perëndim/Rajoni mbytet në barut e gjak: Turqia hyn në luftën e Iranit, si ndryshon “skema”!
14/03 15:00
Lindje Perëndim/ Faza e dytë e luftës, plani i Trumpit: “Bomba” që e shkatërron Iranin nga brenda!
07/03 15:00
Lindje Perëndim/ Ish polici që u bë lord droge, kush e tradhetoi El Menchon dhe “dogji” Meksikën?!
28/02 15:00
Lindje Perëndim/ “Të duhet një injeksion gjaku të ri”: Dosjet Epstein, del e vërteta e adrenokromit?
14/02 15:00