Kosova pa qeveri! Marrëveshja mes VV dhe LDK është ende larg
24/12/2019 12:19

Kanë mbetur më pak se tre ditë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dhe marrëveshja e koalicionit qeverisës, duket ende e largët. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës deri tani kanë zhvilluar disa takime, ku kanë harmonizuar programet qeverisëse, por bisedimet kanë ngecur tek ndarja e posteve, ose më sakte, tek presidenca, të cilët LDK po e kërkon me forcë, por edhe Vetëvendosje duket po kaq e bindur të mos lëshojë pe. Zgjidhja, sipas analistëve, është vetëm në dorën e dy kryetarëve të partive. “Arritja e marrëveshjes varet vetëm nga vullneti i Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, që të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët mbi ndarjen e përgjegjësive institucionale, duke përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri në 2021. Veprimet e ndërmarra nga partitë politike nga takimi i 2 dhjetorit kanë qenë në drejtim të cimentimit të qëndrimeve partiake dhe jo arritjes së kompromisit”, tha Blerim Vela për Telegrafin. Megjithatë ai shtoi se presioni ndaj këtyre partive do të shtohet, dhe kjo ndoshta në mënyrë paradoksale, mund të rezultojë me krijimin e arritjes së marrëveshjes. Vela shtoi se VV dhe LDK duhet të jenë të vetëdijshme që vonesat në krijimin e qeverisë dhe funksionalizimin e Kuvendit pas 26 dhjetorit, rrezikojnë të fusin vendin përveç krizës politike, edhe në krizë buxhetore dhe institucionale. Mosmiratimi i buxhetit për vitin 2020 deri më 29 shkurt 2020 nënkupton bllokimin e financimit të institucioneve publike nga buxheti i shtetit. Një situatë e tille mund të shkaktojë një kolaps të paprecedent institucional dhe politik, argumenton eksperti, që shton se duhet gjetur medoemos nje zgjidhje kompromisi.

Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11