Më 2 korrik të vitit 1990, Ylli Bodinaku së bashku me 40 njerëz në karrocerinë e kamionit të tij “Skoda Liaz” e shembi murin e Ambasadës së Gjermanisë. Pas 27 vitesh bëhet ky instalacion, për t’iu kujtuar brezave të rinj, etjen e madhe të atyre njerëzve për liri dhe demokraci.