Haziri: LDK-VV po diskutojnë opsionet, jemi në fazën e fundit
10/01/2020 18:50

​Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka treguar se a do të ketë sot takimi në mes liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që tha se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, është imponuar një situatë e re e cila kërkon durim që bisedimet të shteren deri në atë fazë sa të dy palët ta arrijnë një marrëveshje. Ai tha se ekipet e të dyja partive janë duke punuar në arritjen e një koalicioni qeverisës. “Çdo kohë mund të ndodh, është çështje që iu përket dy liderëve, por ekipet janë duke punuar brenda. Ekipet janë duke punuar brenda në definimin e qartë të angazhimeve konkrete në mënyrë që vërtetë të ketë rol dhe përgjegjësi të saktë dhe të definuar qartë, në mënyrë që të mos ndodhin në të ardhmen të ketë veprime të njëanshme të një partneri apo partnerit tjetër. Sa i përket LDK-së nuk do të ketë kurrë veprime të njëanshme, ne kemi thënë dhe kemi mbajt fjalën. Nëse ka veprime të domosdoshme për të mos lejuar bllokimin e institucioneve, ne e kemi dhënë votën tonë”, tha ai. Ai tha se janë duke u diskutuar të gjitha opsionet pas situatës së krijuar më 26 dhjetor, kur Glauk Konjufca i LVV-së është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Top Channel/ Erërat e forta godasin Kosovën/ Një i plagosur, Ferizaj pa energji elektrike
20/11 12:30
Top News – Projektbuxheti për vitin 2027/ Mes debateve, Kuvendi i Kosovës e voton me 61 vota
20/11 10:14
Top Channel/ PDK-LVV bien dakord për ligjin e Dhomave të Specializuara
19/11 23:27
Top News- Autori i dënuar dhe në Zvicër/ Vrasja në Suharekë, Prokuroria: Rrezikoi gruan e vajzën
19/11 20:15
Top News- ‘Të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen’/ Kamberi: Nuk i shkëmbejmë me poste politike
19/11 19:30
Top News- Shtyhet seanca për ligjin e Speciales/ Kurti paralajmëron draft të ri për DHSK
19/11 16:40
Top News- Ulje e deficitit tregtar / Kurti zbulon planin ambicioz, 1 mld euro prodhim vendas
19/11 15:17
Top News – ‘Shpërdoroi 2.2 mln euro’. Qeveria e Kosovës kallëzon penalisht Përparim Ramën
19/11 13:59
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Vrasja në Suharekë/ Autori qëlloi viktimën në prani të gruas e vajzës së mitur
18/11 19:30
Top Channel/ Jakup Krasniqi kthehet në shtëpi, takon familjen nën masa sigurie
18/11 15:26
Top Channel/ Kosova rikthen lobimin në SHBA, ekspertët: Nuk mjafton vetem diplomacia tradicionale!
18/11 14:53
Top News – Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë. Takimi emocionues me familjen, shoqërohet nga EULEX-i
18/11 13:55
Top Channel/ Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, Haga i lejon vizitën, forca policore në banesë
18/11 12:14
Top Channel/ Dënimi i Thaçit,Justina Shiroka Pula:Aktgjykimi,shqetësim për respektimin e të drejtave
17/11 23:33
Top News- Qeveria e Kosovës kritikon Specialen/ Shqetësime për dënimin e dytë ndaj Thaçit
17/11 20:40
Top News-Dënimi me 17 muaj burg ndaj Thaçit/ Veteranët në protestë para zyrave të Bashkimit Europian
17/11 17:22
Top Channel/ Thaçi: Politikë, jo drejtësi. Dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
17/11 15:19
Top News – Tentoi të pengojë drejtësinë. Haga dënon me 17 muaj burg ish Presidentin Hashim Thaçi
17/11 11:37
Top Channel/ Kosova ndalon energjinë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera
16/11 19:53