Haradinaj kërkon vigjilencë nga Policia pasi ka lëvizje të shpeshta të shtetasve rus
26/12/2019 19:44

Policia e Kosovës në një pritje për fund vit ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policor. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se po e përmbyllim një vit në rendin publik e qetësinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Haradinaj e nderoi me medaljen Gjergj Kastrioti Skendërbeu, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Sipas tij, institucionet e Kosovës e kanë kthyer fokusin kah Policia e Kosovës në aspektin e rrezikshmërisë dhe ngritjes së koeficientëve për mëditje po që sipas tij, mbetet për t’u bërë ende punë për ligjin për pensione dhe sigurime shëndetësore. Kryeministri në detyrë kërkoi vigjilencë nga Policia e Kosovës pasi siç tha ai ka lëvizje të shpeshta në Kosovë të shtetasve rus. “Unë i besoj Policisë së Kosovë, e di që nuk e ka lehtë, nuk është e lehtë me siguria rend publik në një vend ku është në tranzicion ende. Policia ka mbuluar vakumin më të madh në rendin publik dhe në siguri. Mos lejoni të krijohet vakum nga i cili do përfitojnë armiqtë e terrorizmit dhe ndikimi rus që agjendat e tyre me i plasur në Kosovë ka një frekuencë të shtetasve rus dhe duhet të jemi vigjilent karshi kësaj”, tha ai. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me këtë rast tha se në vitin 2019, PK ka arritur ti realizoi objektivat e synuara. Krahas mirënjohjeve që u ndan për zyrtarët policor me medaljen për mburoje policore, u nderuar familja e policitë të vrarë në detyrë, Izet Demaj.

Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45
Top Channel/ Kapet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti do raport për dështimet
28/10 12:48
Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55
Top News- Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Gjykata i cakton 1 muaj paraburgim ish-bashkëshortit
27/10 19:20
Top News-‘Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë’/Haxhiu: Regjimet autoritare duhet të ndëshkohen
27/10 18:33
Top News- ‘Dialogu me Kosovën do të vazhdojë’/ Lista Studentore flet për politikën e jashtme
27/10 17:48
Top News – Asnjë gjurmë nga vrasësi i Arlinda Zekajt. Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë
27/10 11:57
Top Channel/ Vrasja e gruas, mblidhet parlamenti në Kosovë, opozita kërkoi dorëheqje masive
26/10 19:55
Top Channel/ 49-vjeçaren e vret kunati në Pejë, 3 ditë më parë kishte bërë denoncim për dhunë
26/10 12:51
Top News – ‘Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi’/ Letra e dytë që e gruas së vrarë, ‘furtunë’ reagimesh
26/10 12:21
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Kryeprokurori kërkon raport të detajuar për rastin
26/10 11:52
Top News – ‘Kjo është shpresa ime e fundit’. Letra që paralajmëroi krimin në Pejë, nisin hetimet
26/10 11:46
Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59