Fiks Fare/ Skandal në Shkodër/ Laboratori kryen analizat e ujit para se të marrë mostrën
30/11/2020 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një laborator në Shkodër i cili ka fituar tenderin për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, por analizat i ka kryer pa marrë mostër. Fiksi siguroi dokumente dhe fakte që vërtetuan se laboratori raportonte që ka marrë mostrën në 5 shtator, ndërkohë që sipas dokumentave analizimi ka nisur në 3 shtator. Pra pa u marrë mostra e ujit ka filluar analizimi i tij. Ujësjellësi Shkodër në datë 28 korrik ka nxjerrë një urdhër prokurorimi për zhvillimin e një tenderi që do bënte të mundur monitorimin e cilësisë së ujit. Fitues për këtë tenderim u shpall laboratori ECM me ofertën më të ulët. Kontrata nëpërmjet ujësjellësit dhe laboratorit u nënshkrua në datën 11 gusht 2020 me një vlerë prej 390.000 lekësh e cila me tvsh shkon 468.000 lekë. Gjithashtu në këtë kontratë është theksuar se monitorimi i cilisë së ujit duhet të kryhet nëpërmjet metodës ISO që përcaktohet në VKM e datës 25.05.2016. Ndërkohë në dokumentat e dorëzuara pranë ujësjellësit, laboratori ECM thotë se pjesën më të madhe të analizave e ka kryer në Podgoricë me laboratorin CETI. Gazetarët e Fiksit nga dokumentat që ju vunë në dispozicion nga ujësjellësi vërejtën se raporti i hartuar nga laboratori ECM tregon se për analizimin e cilësisë së ujit mostra është marrë në datën 05.09.2020 . Po nga këto dokumenta laboratori nënkontraktor CETI ka kryer analizimin e cilësisë së ujit në 03.09.2020 . Pra edhe pse ende nuk ishte marrë mostra e ujit analizimi i tij kishte filluar duke vënë në pikëpyetje të gjithë monitorimin e cilësisë së ujit.

Fiks Fare, 27 tetor 2026/ Miliona euro për rrugën pa asfalt! Ku shkuan paratë? – Episodi i plotë
27/10 21:01
Dy tenderë, mbi 20 milionë euro për të njëjtin zë punimesh! Ku është asfalti?
27/10 21:00
Policia shpall në kërkim 2 persona për shfrytëzimin e vajzës me probleme të shëndetit mendor!
27/10 20:45
Shqipëria pa politikanë? Fiks Fare pyet qytetarët: Si do të ishte vendi pa ta?
27/10 20:30
Fiks Fare, 26 Tetor 2026/ Nëna lidh me zinxhir djalin me autizëm, kërkon ndihmë! – Episodi i plotë
26/10 21:01
Lidh me zinxhir djalin me çrregullime të rënda të spektrit autik! Nëna mes lotësh kërkon ndihmë
26/10 21:00
Pas denoncimeve të Fiks Fare, largohet drejtori i konvikteve! Policia zbarkon në konviktet e UBT-së
26/10 20:45
Rama do të ndalojë lëvizjen me trena! Të rinjtë ironizojnë: Obobo! Si do të shkojmë në shkollë?!
26/10 20:30
Fiks Fare, 23 Tetor 2026/ Të moshuarit shfrytëzojnë 27-vjeçaren me probleme mendore -Episodi i plotë
23/10 21:01
Shantazh ndaj vajzës me probleme të shëndetit mendor! Fiks Fare ekspozon rrjetin e shfrytëzuesve
23/10 21:00
27 vjeçarja me probleme të shëndetit mendor, halla: Të moshuarit e lagjes e shfrytëzojnë!
23/10 20:45
Probleme pambarim! Qytetarët denoncojnë në Fiks Fare hallet me të cilat përballen çdo ditë
23/10 20:30
Indianët e Wolt “pushtojnë” godinat e studentëve në Kamëz! Trafik qeniesh njerëzore në godinat e UBT?
22/10 21:01
Drejtori i konvikteve në Kamëz: Kallëzim penal për eprorin në Qytetin Studenti?Premtimi në Fiks Fare
22/10 21:00
Skandal në UBT/Dyshime për trafikim qeniesh njerëzore,pazare me konviktet dhe regjistrime fiktive!
22/10 20:45
‘Det fasulesh’ në fshatin Adriatik, 25 tonë pa shitur
22/10 20:30
Fiks Fare – Episodi i plotë, 20 tetor 2026 – Firma nën hetim për çështjen Balluku fiton tender 5M €
20/10 21:01
Monologu i ndjerë i studentit në Fiks Fare: Të rinjtë janë e tashmja!
20/10 20:30
Skandal në Qytetin Studenti! Dyshekë të ndotur e mobilie të shkatërruara, drejtori “i zënë”!
19/10 21:01
Pamje horror/ Qytet Studenti: Dyshekë me njolla, mobilie të prishura e lagështirë!
19/10 21:00