Eksportet po përmirësohen/ Shkojnë në 25 miliardë lekë gjatë muajit shtator
19/10/2020 15:09

Sinjale pozitive vijnë nga eksportet shqiptare. Pas goditjes që morën për 6 muaj radhazi për shkak të pandemisë, Instat raporton se gjatë shtatorit kanë arritur në 25 miliardë lekë, në rritje të lehtë me 1.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës. Megjithatë, pavarësisht rikuperimit mbeten sërish larg situatës normale të një viti më parë. Kjo si pasojë e tendencës rënëse që kanë ndjekur në muajt mars-gusht, duke bërë kështu që për 9-mujorin të arrijnë vlerën e 195 miliardë lekëve, në rënie të fortë me 13.6% kundrejt vitit të kaluar. Kontributin më të madh në përmirësimin e eksporteve e kanë dhënë grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi si dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” zëri i” përkatësisht me 3.5 dhe 3%, teksa produktet ushqimore, pijet dhe duhani vijojnë të mbeten sektori më pak i afektuar nga pandemia, pasi kanë shënuar një rritje me 0.9%. Nga ana tjetër, goditja më e fortë ka ardhur nga tkurrja e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike me 5.3%, ndjekur nga tekstilet dhe këpucës. Pas përmirësimit që shënuan në gusht, eksportet e fasonëve iu rikthyen sërish rënies muajin e kaluar me 1.3%, e paralajmëruar më herët edhe nga vetë përfaqësuesit e sektorit për shkak të mbylljes së kontratave me vendet fqinje. Gjatë muajit Shtator, Shqipëria sipas Instat ka parë rritjen më të madhe të eksporteve drejt Francës, Greqisë dhe Kosovës, teksa janë tkurrur ndjeshëm ato drejt Italisë fqinje, Spanjës dhe Malit të Zi.

Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38