Ekipi i Teutës rikthehet në fushën e blertë për stërvitje. Menjëherë pas lejimit të stërvitjes së sportistëve në ambjente të hapura futbollistët durrsakë nisën stërvitjen këtë 18 maj duke e vlerësuar këtë si një shenjë të mirë për rifillimin e kampionatit dhe aktiviteteve sportive së shpejti. Edhe në javën e fundit të marsit, në kohën e kufizimeve për shkak të pandemisë, futbollistët e Teutës zbritën në fushë për t’u stërvitur, po duke respektuar dhe ruajtur rreptësisht distancat.