E enjte, 03 Dhjetor 2020
21:20
Më shumë se 1.5 milion të vdekur në të gjithë botën

Më shumë se 1,5 milionë vdekje nga COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, për gati 65 milionë raste, sipas raporteve nga autoritetet.

21:14
Qeveria italiane kufizon udhëtimet gjatë festave të fundvitit

Italianët po përballen me mundësinë e më pak bashkimeve familjare gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ndërsa qeveria njoftoi kufizimin e udhëtimit për të parandaluar një rritje të re të infeksioneve të COVID-19.

20:59
​Amal ultimatum George Clooney – çifti drejt divorcit?

Një nga martesat më intriguese në Hollywood është ajo e aktorit 59-vjeçar George Clooney dhe avokates 42-vjeçar për të drejtat e njeriut Amal.

20:57
Ish-boksieri therr me thikë të dashurën estetiste, pas debatit për jetën seksuale (fotot)

Një ish-luftëtar i duelve në kafaz, u shpall sot fajtor për vrasjen me thikë të së dashurës, para vajzës së saj adoleshente, në një sulm të tmerrshëm të nxitur nga kokaina dhe alkooli.

20:53
Suedi/ Mbajti të ngujuar të birin për 30 vite, arrestohet 70-vjeçarja

Një grua 70-vjeçe është arrestuar në Suedi, pasi dyshohet se ka mbajtur të ngujuar në shtëpi të birin për më shumë se tri dekada.

20:47
Videoja tregon gjithçka! Ishte duke ngrënë. Momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Brazil, si e ndoqi autori

Mediat braziliane kanë publikuar pamjet nga ekzekutimi i 47-vjeçarit shqiptar Ilir Zeka, i cili u vra dy ditë në një restorant në Brazil, teksa po hante mëngjesin.

20:44
Rekord viktimash nga COVID-19 në Itali

Në Itali u raportuan sot 993 vdekje në 24 orët e fundit, një rekord i paarritur ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë në vend, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

20:40
Fiks Fare/ 400 deri 700 mijë lekë ryshfet për lejet mjedisore, drejtori dhunon ish-punonjësen: Je femër, se po të ishe…

Fiks Fare denoncoi një skandal me dhënien e lejeve mjedisore në Fier, ku një ish-punonjëse tregoi skemën që përdor drejtori me punonjësit aktuale. Me zë, figurë por edhe me dokumente, emisioni investigativ faktoi se disa individë, pas sorollatjeve për muaj me radhë, kanë paguar ryshfet në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Fier për të marrë këtë leje mjedisore.

20:33
“Ftesë në 5”/ “Ndaloj diku dhe ulëras”, ana e “ errët” e këngëtares së njohur

Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, këtë të enjte, ishte e ftuara e Bietës në emisionin “Ftesë në 5”. Era nuk shpëtoi pa iu përgjigjur pyetjeve të shpejta të hartuara nga Bieta.

20:22
Rrëfimi i Silvanës: Në intubim dëgjoja gjithçka! Një ferr i vërtetë, isha bllokuar brenda trupit tim

Silvana Rudaj, infermiere shqiptare që jeton në Milano, nuk ishte një nga ata njerëzit që e kaluan lehtë infektimin me koronavirus.

20:13
“Ftesë në 5”/ Një surprizë e madhe e pret Anxhela Peristerin jashtë dere, ja “admiruesi” sekret

3 dhjetori njihet gjerësisht si dita botërore e dhuratave. Këtë ditë e respektoi më së miri moderatorja Bieta Sulo dhe të ftuarat e saj.

20:04
IKSHPK: Pakujdesia na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e spitaleve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, për të respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusi.

19:58
Izraeli kthen $1 miliardë para taksash për Autoritetin Palestinez

Lëvizja vjen pas gjashtë muaj bllokade mes dy entiteteve, prej planeve të Izraelit për të vazhduar aneksimet e tokave në Bregun Perëndimor.

19:57
Shkencëtarët këmbëngulin/ Vaksina është e sigurt, por…

Një sondazh i publikuar javën që shkoi në Shtetet e Bashkuara, tregoi se mes afro-amerikanëve, të cilët vuajnë një prej niveleve më të larta të vdekshmërisë nga virusi krahasuar me çdo grupim tjetër racor, vetëm 14 për qind besojnë se një vaksimin kundër COVID do të jetë i sigurt.

19:56
Arjan Konomi nis analizat: Melisa më pëlqen, e sinqerte dhe navie. Andi, djalli vishet blu

Opinionet e tij të sakta shpesh vlerësohen nga publiku dhe audienca e gjerë e programit të “Për’Puthen”. E kemi fjalën për analistin Arjan Konomi, i cili komentoi takimin mes Melisës dhe Andit.

19:56
Çmimet Kombëtare të Letërsisë/ Kthehen vlerësimet e për gjinitë e harruara. Ja rivalët për 2019

Dhjetori është muaji i kurorëzimit të Çmimeve të Letërsisë. Këtë herë në 20 dhjetor jepen çmimet e letërsisë për 2019.

19:41
Sindi vendos Andin përpara përgjegjësisë: Më ke gënjyer mua dhe Tean. Djali nis të “justifikohet”

Sindi evidentoi disa deklarata të Andit që sipas saj nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Ajo tregoi se në takimin që djali ka pasur me të, ka thënë që s’ka qenë kurrë i dashuruar, ndërkohë që në puntatat e para të emisionit ka deklaruar që i ka përjetuar emocionet e romancës.

19:33
Andi “frikësohet” nga Melisa, një metër në takim për të ruajtur distancën…

Melisa erdhi në një formë ndryshe në takimin me Andin. Ndonëse e kemi parë lozonjare e tepër të afruar në takimin me Fatjonin, me Andin ajo u prezantua disi e rezervuar.

19:32
Gjermania therr 29,000 pula prej përhapjes së gripit të shpendëve në pulari

Autoritetet rajonale në Gjermani njoftuan sot se 29,000 pula do të eliminohen në rajonin lindor të Mecklenburgische Seenplatte, pas evidentimit të epidemisë së gripit të shpendëve H5N8.

19:26
Aksidentuan për vdekje pronarin e hotelit në Lezhë, Gjykata lë në burg njërin shofer, për tjetrin jep …

Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për dy të rinjtë që aksidentuan për vdekje biznesmenin 61-vjeçar, Gjon Kola.

19:23
Milot-Fier, rihapet gara/ Skualifikohet kompania greke Terna, e vetmja që shpreu interes

Qeveria do të rihapë sërish garën për ndërtimin e rrugës Milo-Fier, një projekt koncesionar që arrin vlerën e 1.2 miliardë euro.

19:17
Ftesë në 5/ Anxhela Peristeri dhe Era Rusi përballë njëra-tjetrës, kush do të shkojë në Eurovizion?

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Era Rusi u surprizua live nga Anxhela Peristeri, një nga koleget e saj të ngushta, njëkohësisht garuese në “Festivalin e Këngës”.

19:11
Pritja merr fund/ Andi dhe Tea sërish në një takim…

Tea këtë javë ishte në një takim me Erlindin. Ajo tha se e pëlqen fizikisht djalin, e vlerëson shumë si person dhe pranoi se biseda mes tyre shkoi shumë mirë, por gjithashtu, shtoi se e ka mendjen tjetër kund. Bukuroshja theksoi se mendjen e ka tek kërcimi që realizoi në fillim të emisionit, e që nënkuptohet, tek Andi.

19:07
Merkel dhe Vuçiq diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan të enjten një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasojat ekonomike të pandemisë si dhe integrimin evropian të Serbisë.

19:06
Ndjekësit ‘e sëmurë’ paguajnë për të parë abuzimet/ ‘Monstra’ i YouTube vret të dashurën shtatzënë në transmetim direkt (foto)

Një komentues i njohur rus i rrjetit YouTube është arrestuar për një transmetim çnjerëzor direkt në rrjet, gjatë të cilit e dashura e tij shtatzënë vdiq prej abuzimeve të partnerit.

19:04
Leonardo Di Caprio i preferuari i Era Rusit, këngëtarja zbulon se…

Shumë persona tashmë të njohur, kanë pasur në të kaluarën një model apo personazh që e simpatizonin.

19:00
Manastirliu poston foto nga spitalet COVID: Stafet mjekësore sfidojnë ndonjëherë fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foto nga spitalet COVID-19 në Shqipëri.

19:00
​6 ushqime të mrekullueshme për një pamje rinore

Plakja është një proces i natyrshëm dhe një pjesë integrale e jetës që nuk mund ta shmangim. Sidoqoftë, ushqimi që hamë mund të na ndihmojë të plakemi më mirë, si brenda ashtu edhe jashtë.

18:53
Erlindi me ide të qarta në kërkim të lidhjes serioze. Tea: Jam ende herët për t’u martuar

Erlindi kishte gjetur “thembrën e Akilit” të Teas, biçikletën. Në këtë formë ai zgjodhi që të realizonte takimin e tyre. Dyshja përshkoi me biçikletë pjesën më të madhe të liqenit artificial të Tiranës dhe ndërkohë nisën bisedën e tyre njohëse.

18:45
Hakerat sulmojnë vaksinën/ Shënjestrohet sistemi i shpërndarjes

Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina është shënjestruar nga spiunazhi kibernetik, sipas IBM. Kompania e sigurisë në internet thotë se ka rënë në gjurmët e një fushatë që shënjestronte sistemin e shpërndarjes së vaksinës, që njihet si “zinxhiri i ftohtë”, i përdorur për të mbajtur vaksinat në temperaturën e duhur gjatë transportit.

18:41
Merr mesazhe urrejtje se bëri shqiponjën, Mis Serbia: Serbët nuk kanë probleme me… (FOTO)

Irina Jovanka, pjesëmarrëse e “Mis Freedom of the World”, konkurs i bukurisë që u zhvillua në Kosovë, tërhoqi vëmendjen e mediave më të mëdha botërore me gjestin që bëri. Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dy krenare gjatë sfilatës.

18:35
Nëndetësja kineze arrin thellësinë më të madhe të tokës në ‘Hendekun Mariana’ në Paqësor (Fotot)

Mjeti kinez i zhytjes Fendouzhe ka nisur një mision për arritjen e “thellësive aliene” të Hendekut Mariana, ku shpreson të zbulojë materiale të rralla ekzotike.

18:29
“Nuk rri dot pa të puthur në faqe”/ Tea dhe Andi kthejnë faqe, një vallëzim që tregon shumë…

Dita nisi “ëmbël” në “Për’Puthen”. Andi vendosi të zgjidhte Tean në një vallëzim romantik, vallëzim ky që u mirëprit nga vajza.

18:23
NATO del hapur: Rusia e Kina, rivale sistematike

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, përfunduan takimin dyditor në të cilin kanë diskutuar për mënyrat e reformimit të brendshëm të Aleancës dhe misionin në Afganistan.

18:20
Sekuestrimi i pasurive të Llallës/ Ambasadorja amerikane: Ky është pikërisht lloji i çështjes së korrupsionit, për të cilat SPAK u ngrit!

Adriatik Llalla pret të përballet me gjykatën për akuzën e fshehjes së pasurisë në tre episode, por ndaj tij kërkimet e SPAK vazhdojnë ende. Sipas një njoftimi zyrtar të prokurorisë së posaçme bazuar në ligjin antimafia , hetimet janë fokusuar tanimë tek pasuritë e ish-prokurorit që u shpall non grata nga amerikanë.

18:18
OBSH për koronavirusin: Po rriten shumë rastet në Ballkan

OBSH thotë se ndërsa situata epidemiologjike mbetet e brishtë, një shqetësim të madh përbën tani një bum I rasteve ne rajonet qendrore të saj, në Ballkan dhe Kaukaz.

18:10
Guterres: Vaksina nuk do ta zhbëjë dëmin e shkaktuar nga COVID-19

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se vaksinimi nuk do t’i zhbëjë dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

18:06
Njerëzit akuzojnë llotarinë kombëtare për manipulim pas tërheqjes së numrave 5, 6, 7, 8, 9, 10

Dhjetra njerëz kanë akuzuar llotarinë kombëtare në Afrikën e Jugut për manipulim pasi 20 lojtare kanë ndarë çmimin e madh. Në shortin e të martës në mënyrë të pabesueshme u tërhoqën numrat pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë dhe numri special, dhjetë.

18:02
“Memet do ndalohen me ligj”/ Rama përgënjeshtron: Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta orakuj të kombit të merreshin me meme!

Ndërkohë që sot qarkulloi lajmi se memet do ndalohen me ligj, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama.

17:59
“Vuajnë për klikime”/ Halit Valteri ironizon Ramën dhe Bashën në parlament: Le të shkojnë te ‘Përputhen’

Si çdo seancë parlamentare edhe e sotmja nuk kaloi pa debate e ironi mes deputetëve.

17:55
Erdogan do të marrë pjesë në “Paraden e Fitores” në Azerbajxhan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Azerbajxhanin më 9 dhe 10 dhjetor, tha zyra e tij të enjten.

17:53
Top Talk/ Analisti pikas ngërçin ligjor. Në rast balotazhi nuk parashikohet kush mandatohet kryeministër

Më 5 tetor, në parlamentin shqiptar u miratuan ndryshimet e reja kushtetuese, në raport me Kodin Zgjedhor. Në ndryshimet e bëra citohet se partitë politike mund të hyjnë në koalicion vetëm në formën e listave të përbëra.

17:51
A e dini se syri i njeriut është plot e për plot me mikrobe?

Deri më tani kemi mësuar për koleksionin e mikrobeve që jetojnë në stomakun dhe në lëkurën tonë, të cilat për fat të mirë na mbajnë shëndoshë e mirë.

17:48
Zyrtare! Finalja e “Conference League” në Shqipëri, “Air Albania Stadium” gati

Finalja e Conference League do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”. Kompeticioni më i ri i UEFA-s, që merr udhë sezonin e ardhshëm, është i treti për nga rëndësia, pas Champions League dhe Europa League.

17:46
​Liverpool me tetë lojtarë për çmimin UEFA “Ekipi më i mirë i vitit”

Gjiganti dhe kampioni aktual i Premier Ligës Liverpool, i ka tetë lojtarë nga formacioni bazë të nominuar për çmimin “Ekipi më i mirë i vitit” që ndahet nga UEFA, përcjell KosovaPress.

17:40
Ilir Yzeiri në Top Talk: Asgjë nuk justifikon humbjen në zgjedhje. Palët të respektojnë “Venecian”

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë pak muaj larg, e për këtë arsye partitë politike në vend, kanë nisur punën për mbarëvajtjen e fushatës elektorale.

17:38
SHBA, nis “shpagimi”/ Merret në pyetje Ivanka Trump

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit, u mor në pyetje si pjesë e një procesi gjyqësor që po shqyrton pretendimet për keqpërdorimin e fondeve për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë.

17:36
Gjen çantën me 8.000 euro/ Shqiptari e dorëzon në polici

Emri i shqiptarit 26 vjeçar nga Kosova Eduart Latifi përfundoi në shtypin zviceran për shkak të një gjesti të jashtëzakonshëm të tij.

17:33
Konfirmohen 22 viktima dhe 1.342 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.399 teste, ndërsa janë regjistruar 1.342 raste të reja me COVID-19.

17:26
​Kessie pranë nënshkrimit të kontratës së re me Milan

Franck Kessie është pranë nënshkrimit të kontratës së re me skuadrën e tij AC Milan.

17:23
SHBA, shkon në afro 280 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 279.999, prej të cilëve 2.978 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

17:23
CDC paralajmëron për “periudhën më të vështirë” të shëndetit publik në SHBA

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëruan për një dimër të zymtë, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një valë rastesh të reja me COVID-19.

17:17
Gruaja kapet nga burri e fshehur në tavanin e hotelit, pas aventurës me djalin e ri (Fotot)

Disa pamje shokuese janë publikuar së fundmi në rrjet të momenteve kur burri ndjek gruan e tij dhe më pas e kap u fshehur në tavanin e një “moteli dashurie”, pasi e kishte tradhtuar me një djalë më të ri.

17:16
Vorë/ Rama në shkollën e re: Do evitojë mësimin me 2 turne!

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në shkollën e re Ahmetaq në Vorë, e cila është hapur për nxënësit e mësuesit, pasi u rindërtua për shkak se u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

17:07
Përfundimet e takimit të NATO-s: Rusia dhe Kina janë rivalë sistemikë të Aleancës

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, kanë përfunduar takimin dyditor në të cilin kanë diskutuar për mënyrat e reformimit të brendshëm të Aleancës dhe misionin në Afganistan.

17:04
FOTO/ Disa mijëra dollarësh, këngëtarja e famshme tregon me krenari unazën e fejesës

Këngëtarja e famshme, Gwen Stefani, tregoi me krenari unazën e saj të fejesës me vlerë 500 mijë dollarë, gjatë një shfaqje në televizion.

17:03
LSI shtyn Konventën Kombëtare, e parashikuar të mbahej më 5 dhjetor

LSI ka vendosur të shtyjë Konventën Kombëtare e parashikuar të mbahej më datën 5 dhjetor.

16:47
Këshilli i Evropës i thotë Polonisë të ndalojë “stigmatizimin” e komunitetit LGBTI

Këshilli i Evropës i bëri thirrje Polonisë që t’i japë fund stigmatizimit të komunitetit LGBTI (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërseksual), duke thënë se ky vend i Evropës Lindore ka rekordin më të keq në BE për të drejtat e këtyre komuniteteve.

16:46
Adolf Hitler fiton bindshëm zgjedhjet në Namibi/ Insiston se “nuk kërkon dominim botëror” (Fotot)

Një politikan i quajtur me emrin e diktatorit nazist gjerman Adolf Hitler ka fituar një vend në parlamentin e Namibisë, por ndryshe nga ‘adashi’ i tij insiston se nuk ka plane për dominimin e botës.

16:39
Llalla, zyrtarisht i pandehur/ Ja lista e pasurive që SPAK ka vendosur për sekuestrim

Adriatik Llalla, ish prokurori i përgjithshëm që do gjykohet për fshehje te te ardhurave, tanimë me vendim të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, do t’i sekuestrohen dhe pasuritë.

16:38
E dashuruar pas vetes! Kim Kardashian vesh fustanin me fytyrën e saj (FOTO)

Kim Kardashian është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

16:31
​”Rekord i zi”/ 22 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.510 mostra, prej të cilëve rezultojnë 627 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

16:29
Hoti paralajmëron tryezë me partitë politike për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se shpejt do të organizohet një tryezë me partitë politike për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Ai tha se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën kontestuese të deputetit Etem Arifi.

16:15
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 782 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

16:06
Trump nuk tërhiqet/ Presidenti flet për manipulime të mëdha në zgjedhje

Facebook dhe Twitter kanë shënjuar një video të presidentit Donald Trump, ku ky i fundit fliste përsëri për manipulim të zgjedhjeve, si problematik.

16:04
Presidentët do vaksinohen live/ Klinton, Bush dhe Obama, vullnetarët për t’u vaksinuar para kamerave

Ish presidentët Barak Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, kanë dalë vullnetarë për tu vaksinuar live para kamerave, në përpjekje për të bindur njerëzit të vaksinohen.

16:02
Ndalohen udhëtimet për festa/ Italia merr masa kundër përhapjes së infektimit me covid

Italia të enjten njoftoi kufizime të udhëtimeve në shkallë kombëtare për festat e fundvitit me qëllim kufizimin e përhapjes së covid 19, në vendin evropian që është goditur i pari nga pandemia.

15:42
Plani B i financave për pandeminë/ Denaj: nëse zgjat, do të ngrijmë shpenzimet

Shumë nga shpenzimet e planifikuara në buxhetin e vitit 2021 mund të ngrihen në rast se situata me pandeminë përkeqësohet.

15:41
Pa maska në publik, gjobiten me 3 mijë lekë 690 qytetarë

690 qytetarë janë gjobitur ditën e sotme pasi nuk kishin maskën mbrojtëse në publik.

15:37
Dita e personave me aftësi ndryshe/ Protestë sensibilizimi, “na privohen shumë të drejta”

Në Durrës, personat me aftësi të kufizuar hasin vështirësi të shumta për shkak të barrierave me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme, ndaj më 3 dhjetor në ditën e tyre ndërkombëtare ata ngrenë zërin për problematikat dhe më shumë vëmendje nga pushteti dhe e gjithë shoqëria.

15:33
Në radhë për kolaudimin/ “Dhurata” e fundit e koncesionarit problematik

Ne shqiptarët duket se preferojmë që gjithçka ta realizojmë në minutën e fundit diçka e tillë ndodh edhe me dokumentet e makinës.

15:27
Video/ Rrëfimi i pilotit amerikan: Si na sulmuan serbët me raketa, por s’na kapën dot!

Historia se si aeroplani super-modern amerikan “i padukshëm” F-117 u rrëzua mbi qiellin e Serbisë dhe përfundoi në baltën e fshatit Budjanovci është treguar qindra herë, por deri më tani është fakt i panjohur që të paktën një tjetër avion  “i padukshëm” u godit gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.

15:25
Çështja e Zani Çaushit,avokati: Gjykata shpalli moskopetencën e gjykimit, çështja deri në Strasburg

Seanca e sotme pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale,ne konstatuam që Myrteza Çaushi bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më datën 06.11.2020,20 vite e 10 muaj burgim.

15:23
Sfida e TikTok/ Modelet e rrjetit postojnë fotot ekspozuese të joshjes dhe ato ‘të rëndomta’ pa makiazh apo manipulim

Gra të famshme në rrjet nga e gjithë bota po tregojnë momentet e tyre më pak të lavdishme për një sfidë të re në rrjetin Tiktok të quajtur “Catfish”, sipas ‘peshkut mace’ të njohur për transformimin e tij.

15:18
Rama raporton për OSBE, kryeministri:1 vit në krye të misionit, sfidë dhe debutim dinjitoz për Shqipërinë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga kryesimi i presidencës së OSBE, në ministerialin e zhvilluar online kryeministri Edi Rama ka raportuar për problematikat dhe çështjet që ishin prioritet i Shqipërisë si kryesuese.

15:13
BKH në testin e së vërtetës/ Të gjithë kandidatët kalojnë provën e poligrafit

Sameti nuk është polic. I diplomuar si jurist ai kapërceu provat e deritanishme për ne BKH.

15:11
Për të njëmbëdhjetën herë, “The Banker” rivlerëson BKT si “Banka e Vitit në Shqipëri për vitin 2020”

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u zgjodh si “Banka e Vitit në Shqipëri për vitin 2020” nga revista prestigjoze financiare “The Banker”.

15:08
Banorët e Krushës në protestë/ Gjykata i ul dënimin serbit të burgosur për masakrën

Gra e burra të zemëruar nga Krusha e Vogël dhe Madhe u nisën të enjten drejt Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin për përgjysmimin e dënimit ndaj kriminelit serb, Darko Tasiq.

15:06
Hetim për “dosjet e UÇK”/ Miratohet komisioni në Parlament. Do drejtohet nga Ulsi Manja

Me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, parlamenti i  hapi dritën jeshile nisjes nga puna të, Komisionit të Posaçëm Parlamentar, që do të kalojë në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptarë për krimet e supozura të UCK-s.

15:01
Rezoluta evropiane për Shqipërinë/ Zgjedhjet, pandemia dhe marrëveshje më Greqinë

Parlamenti Europian ka hartuar një rezolutë për Shqipërinë nga ku theksi vendoset në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat theksohet se duhet të mbahet me ato ndryshime ligjore tashmë të miratuara në parlament.

14:53
Mjeku Bledi Nini humb betejën me COVID-in, gazetari Dritan Laci: Më ndihmonte me informacionet

Mjeku, Bledi Nini ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare, më 25 nëntor pasi nuk arriti të fitonte betejën me COVID-in.

14:44
Nis vaksinimi kundër gripit edhe për arsimtarët, Manastirliu-Kushi: Vaksinim kapilar në kopshte, çerdhe dhe shkolla në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ndaj gripit për mësuesit në Shkollën ‘1 Qershori’ në Tiranë, nga ku ka nisur procesi i vaksinimit në vendin e punës për të gjithë arsimtarët.

14:40
Përurohet fusha sportive e shkollës “Sabaudin Gabrani”, Veliaj: “Do transformojmë çdo cep të Tiranës,investojmë për fëmijët”

Njësisë 7 në kryeqytet i shtohet një tjetër fushësportive, ajo e shkollës “Sabaudin Gabrani”. Falë projektit të BashkisësëTiranës dhe me financim të Bankës  Raiffeisen, është realizuar sistemimi dhe riparimi i fushës ekzistuese,e cila është kthyer në një fushë multisportive, ndërsa është shtuar edhe një fushë futbolli,si dhe kthimi i sheshit përreth fushave në hapësira në funksion të aktivitetit fizik, sipas standardeve dhe normativave teknike për ndërtimin e fushave sportive.

14:40
Përqindje e lartë infektimesh/ Greqia zgjat kufizimet antiCovid-19

Greqia njoftoi sot se kufizimi i përgjithshëm i vendit do të zgjatet sërish me një javë, deri më 14 dhjetor, për shkak të përqindjes së lartë të infektimeve me koronavirusin e ri.

14:35
Në hotel me 21-vjeçaren, vdes 61-vjeçari pasi piu viagra, pësoi arrest kardiak

Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës.

14:26
Covidi shuan mjekun që kontribuoi gjatë luftës së Kosovës, djali i tij tregon porosinë e fundit

 “Shqipëria Live” i është përkushtuar bluzave të bardha që sakrifikuan jetën për të ndihmuar pacientët me covid ditën e sotme.

14:20
Kroacia shënon 48 viktima dhe mbi 4.500 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kroaci janë regjistruar 48 viktima dhe 4.534 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

14:18
Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 hyn në provën e fazës së tretë në Kinë

Një tjetër vaksinë e zhvilluar lokale e Kinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka hyrë në provën klinike të fazës së tretë.

14:16
COVID-i shuan mjekun nga Elbasani, kolegia e tij: Kemi punuar bashkë për 40 vite

Kjo pjesë e emisionit “Shqipëria Live” i është kushtuar bluzave të bardha që sakrifikuan jetën për të ndihmuar pacientët me covid.

14:04
Fotot/ Të gjithë me maska, si u paraqitën deputetët sot në Kuvend

Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare për të votuar projektligjet dhe vendimet e tjera të parashikuara në rendin e ditës.

14:01
Por lejohet marijuana/ San Francisco, jo duhan në shtëpi

Zyrtarët në San Francisco kanë ndaluar duhanpirjen brenda ndërtesave me apartamente private duke përmendur shqetësimet për pasojat te duhanpirësit pasivë.

13:56
Covid-i i merr jetën mjekut nga Puka, vajza: Nuk humba vetëm babanë por edhe një koleg

Mjeku pneumolog nga Puka, Hysni Shkjau është një ndër heronjtë e bluzave të bardha që sakrifikoi jetën e tij duke u shërbyer me përkushtim pacientëve.

13:56
Coronavirus: A duhet vaksinuar dikush që tashmë e ka kaluar COVID-19?

” Ata që tashmë kanë pasur Covid nuk duhet të vaksinohen sepse ata kanë antitrupa natyrorë”. Kjo u deklarua nga Giuseppe Ippolito , drejtori shkencor i Institutit Spallanzani, specialist i sëmundjes infektive i Komitetit Teknik Shkencor, i cili foli për “Radio too”. 

13:51
Izolimi në Wuhan… “I fiksuar” te një birrë

Kur koronavirusi u shfaq së pari në Wuhan dhe qyteti kinez hyri në karantinë strikte 76 ditore, Vang Fan vendosi të kujtonte periudhën e trazuar ashtu siç ai dinte ta bënte më mirë, përmes birrës.

13:43
E vetmja kirurge grua në Shkodër shuhet nga COVID-i, bashkëshorti: 22 mijë njerëz kanë kaluar nëpër duart e saj

E vetmja kirurge grua në Shkodër, Zyliha Kraja ndërroi jetë 80 vjeçare më 4 nëntor pasi u infektua nga COVID-19.

13:34
Në luftë me pandeminë/ Rusia vazhdon të shënojë rekord rastesh

Me 28.145 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Rusi është shënuar shifra “më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

13:29
Pandemia mund të shtyjë zgjedhjet në Bullgari

Në mars të vitit 2021 në Bullgari duhet të mbahen zgjedhje të përgjithshme, por ka mundësi që të anulohen për dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

13:24
Kroacia shënon 48 viktima dhe mbi 4.500 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kroaci janë regjistruar 48 viktima dhe 4.534 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

13:22
Mbi 1.5 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.5 milionë.

13:22
Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit për raportin e Dick Marty dhe marrëveshjet me BERZH e EBA! Rrëzohet dekreti i Metës për Ligjin e Policisë

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro.