Texas “heq maskën”/ Shteti amerikan lehtëson kufizimet anticovid

03/03/2021 09:57

Në mesin e pandemisë së koronavirusit, Texas-i ka marrë vendimin polemizues të shfuqizojë masat për vendosjen e maskës, ndërsa bizneseve do t’iu lejohet të punojnë me kapacitet të plotë nga java tjetër.

Është koha që ta hapim Texas-in 100 për qind”, deklaroi guvernatori republikan Greg Abbott.

Texas është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara që i jep fund masës për vendosje të mskës. Abbott po përballet me kritika nga partia e tij për këtë masë, e cila është zbatuar nga muaji korrik i vitit të kaluar. administrata e presidentit amerikan Joe Biden, këmbëngul se është ende shpejt për të lehtësuar masat dhe se kufizimet për koronavirus janë të nevojshme.

Megjithatë nuk është i vetmi shtet në lëvizjen e tij. Masa të ngjashme janë shfuqizuar edhe në disa shtetet tjera, përfshirë Michigan-in, Luizianën dhe Misisipin, ku nuk do të kërkohet vendosja e maskës. Duket se procesi i vaksinimit kundër Covid 19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, e ka rritur besimin për kthimin e normalitetit në SHBA. Por, vala e rihapjeve në disa shtete është në kundërshtim me kërkesat e administratës Biden dhe zyrtarëve të lartë shëndetësorë, që kanë reaguar me kritika ndaj relaksimit të maskave kundër koronavirusit.

Një ditë më parë, drejtorja e Qendrës amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle P. Walensky, paralajmëroi për një “valë të katërt potenciale të rasteve” nëse vendi ul vigjilencën.

Top Channel