Zgjedhjet vendore në fokus, Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe ministrat në godinën e qeverisë

20/11/2026 10:54

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në Kryeministri.

Në fokus të takimit ishin përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe hapat për organizimin e fushatës së socialistëve.

Ky takim vjen një ditë para Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, që do të zhvillohet ditën e nesërme. Partia Socialiste synon të intensifikojë punën në terren dhe të forcojë komunikimin me qytetarët.

Në prag të zgjedhjeve, ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve do të kenë rol në përcaktimin e prioriteteve dhe në angazhimin e strukturave lokale të partisë.

Top Channel