Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht.

Nga të dhënat paraprake mësohet se janë përplasur një mjet me një motorr.

Të dy drejtuesit janë dërguar në spital gjendja e të cilëve ende nuk bëhet e ditur,ndërkohë policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel