Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj, Elsa Lila mes dhimbjes: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

03/11/2026 21:50

Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila ka publikuar edhe një fotografi nga një moment i përbashkët me avokatin, të cilin e ka përmendur me fjalën e dashur “dajë”.

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, Daja Saimir”, shkruan këngëtarja.

Saimir Vishaj u nda nga jeta ditën e sotme. Avokati ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pasi dyshohet se kishte rënë nga shkallët.

Top Channel