“Hyra në politikë për të çuar përpara misionin e babait”/ Rrëfimi prekës i vajzës së prokurorit

03/03/2021 16:55

Albana Hana, e bija e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, do të kandidojë për deputete pranë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas saj, përfshirja në politikë ka qëllim të vazhdojë misionin e të atit. “Për mua është e rëndësishme që unë të vazhdoj në hapat  e tij, me veprime konkrete dhe kjo është arsyeja kryesore pse vendosa të përfshihem në politikë”.

Hana shton se “krediti i parë që PS më ofroi këtë mundësi, është sepse jam vajza e prokurorit”. Ajo do të jetë kandidate e Partisë Socialiste në  PS-së për qarkun e Elbasanit, do të përfaqësojë zonën e Përrenjasit, ku është edhe vendlindja e babait.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Gjatë vitit 2011 ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë në 5 janar 2012.

Top Channel