E premte, 04 Dhjetor 2020
11:21
Afrikë, shkon në mbi 2 milionë e 230 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar 2 milionë e 230 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

11:18
Japonia marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar

Parlamenti i Japonisë ka miratuar një marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar që do të hyjë në fuqi më 1 janar.

11:11
Viti i dytë larg familjes mbretërore, çfarë incidenti u ndodhi Meghan Markle e Princ Harryt gjatë blerjes të pemës së Krishlindjeve (Fotot)

Ky është viti i dytë që Meghan Markle, Princi Harry dhe foshnja Archie po festojnë Krishtlindjet larg familjes mbretërore.

11:09
42 bashki nuk kanë para/ Borxhet e larta, kolaps financiar

Tërmeti dhe pandemia botërore Covid-19 janë dy arsyet që e kanë kushtëzuar rritjen ekonomike në Shqipëri. Të paktën këto janë dy arsyet që bëjnë publike përfaqësues të Qeverisë, duke iu referuar dëmeve të mëdha që janë shkaktuar prej tyre.

11:06
Dyshohet se përdhunoi një grua, ndalohet 35-vjeçari në Lushnje

Një 35-vjeçar është ndaluar ditën e sotme në Lushnje pasi dyshohet se përdhunoi një grua. V. F.,  banues në Savër të Lushnjes dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26 vjeçare.

11:04
Krimi, 4 zonat e nxehta/ Ja ku vrasjet janë në “rend dite”

Rendi dhe siguria pavarësisht deklarimeve zyrtare nuk është në nivelin e duhur. Dhe për këtë mjaftojnë shifrat e vrasjeve që kanë ndodhur gjatë këtij viti.

10:54
Fotot/ Shtëpia e madhe e Princit William dhe Kate Middleton në fshat, një dhuratë nga Mbretëresha

Megjithëse Duka dhe Dukesha e Kembrixhit Kate dhe William tani janë kthyer në Apartamentin 1A në Pallatin Kensington me fëmijët e tyre Princ George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, gjatë kohës së izolimit të parë, ata jetuan në “Anmer Hall” në Norfolk.

10:54
Aksident në rrugën Laç-Mamurras/ Plagosen drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, dërgohen urgjent në Spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur në rrugën Laç-Mamurras, në afërsi të mbikalimit.

10:53
Hidhet sot në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Në orën 11:00 nga Presidenti Ilir Meta do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

10:45
“E kam dashur dhe gjithmonë do ta dua”, Miley Cyrus flet për ndarjen me Liam Hemsworth

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, ka folur haptazi në lidhje me martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth.

10:37
Pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut drogës, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi iu gjetën një pistoletë, sasi hashashi dhe kokaine gjatë kontrollit në banesën e tij.

10:37
Tottenham apo Arsenal/ Kane, në fushë te derbi londinez

Kampionati anglez i futbollit do të prezantojë këtë fundjavë një ndeshje emocionuese mes Tottenham-it dhe Arsenalit, derbi i Londrës që do të vijë përmes platformës DigitAlb e që do të përplasë dy pretendentët për titullin.

10:36
Gjirokastër/ U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar

Operacioni policor i koduar “Muzgu 5” ka vënë në pranga dy persona pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

10:29
Fotot/ Plane për martesë, Gwen Stefani nuse vitin e ardhshëm

Gwen Stefani dhe i fejuari i saj, Blake Shelton kanë planifikuar të martohen vitin e ardhshëm.

10:27
Renditja e re e UEFA/ Dominon Bayern, Juve kalon Real

Bajerni i Mynihut kampion në fuqi i Europës, është ekipi më i mirë i UEFA-s dhe do ta mbyllë në fron këtë vit spektakolar të mbushur me suksese për gjigantët e Bundesligës.

10:24
Marketing apo banalitet? Newell’s me fanellat e Maradonës

Kriza ekonomike e futbollit për shkak të pandemisë Covid-19 nuk i duket askujt në klubet mesatare. Edhe gjigantët e sportit më popullor në planet po e ndjejnë efektin negativ financiar, por më të vegjlit janë ata që kërcënojnë ekzistencën e tyre, duke gjetur mënyra të diskutueshme.

10:20
Fotot/ Njihuni me gardërobën e Taynas…do të çuditeni

Tayna, një ndër artistet më të dashura të muzikës rrep ka ndarë me fansat një foto nga gardëroba e saj.

10:19
Fotot/ Bashkia Tiranë: Një tjetër rrugë po transformohet

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës po kryen punime në rrugën “Vorbsi” në Njësinë 13, në mënyrë që banorët që jetojnë në këtë lagje, por sidomos fëmijët të kenë kushte më të mira infrastrukturore.

10:18
134 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 26 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 134 pacientë me COVID-19.

10:14
Shefi i inteligjencës amerikane: Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Kina paraqet kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

10:10
Efektet pozitive të djersitjes

Djersitja mund të jetë një nga gjërat më të bezdisshme për trupin tuaj , por ka shumë e efekte pozitive.

10:04
“Humbëm Markon”/ Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PS-së, Ruçi dhe Basha mesazh ngushëllimi

Mbi lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Marko Bello ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

10:02
Fotot/ Dora e stilistes shqiptare shkon deri Egjipt

“Cairo Film Festival 2020” u mbajt këtë vit në Egjipt, ku morën pjesë shumë personazhe të njohura arabe.

09:54
Fotot/ Prerjet më të pëlqyera të flokëve për vitin 2020

COVID-19 ndikoi shumë në modelet e flokëve të këtij viti që do të lemë pas.

09:47
Plagosi 43-vjeçarin në sy të fëmijëve pas konfliktit për pronën, gjykata lë në burg autorin

Gjykata e Lezhës ka vendosur arrest me burg për Gjergj Gjinin i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri Hil Gjinin në fshatin Balldre të Lezhës.

09:46
18 njerëz mundën të shkrepnin këto FOTO të pabesueshme

Të mos dorëzohesh, të presësh çastin e duhur, të gjendesh në momentin perfekt… gërshetimi i këtyre tre elementëve mundësoi realizimin e 18 fotografive fantastike.

09:39
Transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, policia bllokon 4 automjete

4 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme janë bllokuar nga policia.

09:30
Në mesin e rritjes së rasteve me COVID-19, Italia shtrëngon masat për festat e fundvitit

Italia ka konfirmuar kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë sezonit të festave, duke ndaluar grumbullimin e mesnatës dhe lëvizjen e qytetarëve, pasi numri i të vdekurve nga virusi regjistroi një kulm të ri.

09:27
8 mënyra se si trupi juaj po iu tregon se diçka po shkon keq

Një dëshirë për të përtypur akull ose për të ngrënë diçka të kripur gjatë gjithë kohës mund të jetë një shenjë e një problemi më të thellë ose mungesës së mineraleve dhe vitaminave, thonë specialistët.

09:22
Situata në Kosovë/ 13 mijë e 784 raste aktive me COVID-19

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19, numri i infektimeve në Kosovë ka kapur shifrën 41 mijë e 229.

09:22
Vjedhje, kanabis e tapë në timon, 7 të arrestuar në Tiranë

Shtatë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme ditën e sotme në Tiranë.

09:13
Biden: Do t’u kërkoj qytetarëve të mbajnë maskën për 100 ditë sapo të marr detyrën

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, informon se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i mbajnë maskat për 100 ditë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

09:05
Izraeli paralajmëron për kërcënim ndaj qytetarëve jashtë vendit pasi Irani zotohet për “hakmarrje”

Izraeli paralajmëroi të enjten për një kërcënim në rritje ndaj shtetasve të tij jashtë vendit, pas thirrjes së Iranit për hakmarrje ndaj vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, javën e kaluar në Teheran.

09:02
Dritan Abazoviç e pranon hapur: Më ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar Gjukanoviçin

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç i ka cilësuar të vërteta zërat se i janë ofruar 21 mln euro, me qëllim që të mos rrëzojë nga pushteti presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

08:57
SHBA akuzon Facebook-un për “diskriminim ndaj amerikanëve”

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti padi ndaj rrjetit social, Facebook me pretendimin se preferon punonjësit e huaj me vizë të përkohshme në vend të punonjësve amerikanë.

08:54
2 apartamente, një bar restorant dhe një makinë/ Sekuestrohet pasuria e 49-vjeçares nga Fieri, ish-bashkëshorti i saj i dënuar me 14 vite burg në Itali

Policia e Fierit i bllokoi 1.5 milionë euro pasuri, 49-vjeçares Rudina Zenaj.

08:49
SHBA-ja tërheq një pjesë të stafit nga ambasada në Irak

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr pjesërisht një pjesë të stafit nga ambasada në Bagdad, pasi tensionet me Iranin dhe grupet e milicisë irakiane po rriten.

08:42
Ndarja nga jeta e Marko Bellos, Meta: Na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

08:37
Gjermani: Rezerva mjekësore për pandemitë e ardhshme

Qeveria në Gjermani do të jetë e përgatitur për pandemitë e ardhshme dhe synon krijimin e 19 depove me material mjekësor. Ekspertët dhe politikanët kërkojnë, që t’i kushtohet vëmendje cilësisë.

08:34
Hungari: Një aferë seksi trondit sistemin e kryeministrit hungarez

Skandali seksual i bashkëthemeluesit të Fidesz-it, József Szájer, nxjerr në pah hipokrizinë dhe moralin e dyfishtë të një shteti, kryeministri i të cilit shet moral me homofobi.

08:29
Diplomatja gjermane Helga Schmid pritet të jetë në krye të OSBE-së

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas falënderoi kryetarin e radhës së OSBE-së, Edi Ramën, për kompromisin e arritur me stafin e ri.

08:27
Facebook do të fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19

Facebook tha se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19. Këto masa merren në kuadër të përpjekjeve të kësaj kompanie për të luftuar dezinformimin në platformën e saj.

08:18
Ndërron jetë “miku i gazetarëve”/ Ish deputeti Marko Bello, humbi jetën nga covid në një spital turk

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

08:15
​Washington-i u këshillua që ta shpallte veten sundimtar të SHBA-së, por refuzoi

Gjenerali George Washington para 234 viteve ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor të vitit 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën.

08:10
Kërkohej prej 7 ditësh/ U fut në det për të peshkuar, gjendet i pajetë në breg të detit 32-vjeçari nga Durrësi

Një 32-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me familjen është gjetur i mbytur në breg të detit në Durrës.

08:08
108 vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare/ Ministrja Xhaçka: Ndihem krenare!

Sot shënohet 108-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në këtë ditë të shënuar, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka postuar në profilin e saj në Facebook një video. Xhaçka shkruan se ndihet krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptaret si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatet tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë.

07:52
Studimi/ Ilaçi eksperimental ndalon transmetimin e Covid-19 për 24 orë, studiuesit optimistë për rezultatet

Një studim i bërë së fundmi ka dhënë rezultate premtuese për sa i përket trajtimit të virusit SARS-CoV-2. Një ilaç eksperimental antiviral, i cili merret me anë të rrugëve orale, parandalon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orëve.

07:31
Reshje në të gjithë territorin dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat e thella të verilindjes do të ketë reshje bore.

07:04
Banka Botërore: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor

Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gjeti se, ende një përqindje më e madhe e njerëzve sidomos në vendet në zhvillim dhe ato të varfra përballen me mungesën e sigurisë ushqimore, që përfshin aksesin e kufizuar në ushqim, mungesën e shumëllojshmërisë së ushqimit dhe cilësinë e dobët të tij.

06:38
Pse dhimbjet kronike përkeqësohen gjatë ditës/ Si t’i parandaloni

Dhimbjet e kokës, gjymtyrëve apo të gjithë trupit janë familjare për këdo. Ato mund të shfaqen papritur apo pas traumave të ndryshme të trupit. Pavarsisht origjinës së tyre, një e vërtetë tjetër është shtimi i dhimbjes në orë të caktuara të ditës.

06:16
Zbuloni ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës. Përzgjedhja e ushqimeve të duhura është faktor jo vetëm i një gjumi të qetë e të pa trazuar por edhe i problemeve (ose jo) me tretjen.

05:51
Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet të cilave u bëjnë mirë

Po t’i hedhim një sy formës sonë trupore dhe formës së frutave dhe perimeve do të shohim një ngjashmëri befasuese që provon më së miri shprehjen e mësipërme. Nëse shikon pjesën e brendshme të karrotës nga larg do të duket sikur ajo i ngjan syrit.

05:30
Shega dhe diabeti/ Ndikimi në shëndetin e zemrës

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të quhen eliksiri i vërtetë i jetës. Kokrrizat e vogla të panumërta me ngjyrën karakteristike të kuqe, mblidhen në mënyrë perfekte brenda këtij fruti me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore. Shega është pa dyshim një ndër frutat më përfaqësuese të stinës së vjeshtës.

05:05
OKB: Do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga Covid-19

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të enjten se dëmi që COVID-19 ka bërë globalisht nuk do të zhbëhet vetëm nga një vaksinë dhe se një rimëkëmbje e plotë nga pandemia do të marrë vite, ndoshta dekada. “Ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë është jashtëzakonisht i madh dhe në rritje”, tha Antonio Guterres në një seancë të posaçme të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për vlerësimin e masave aktuale globale ndaj pandemisë së koronavirusit.

04:31
Ndihmësja e Presidentit Trump dëbohet nga Departamenti i Drejtësisë

Zyrtarja që shërben si kontakti më i afërt i Presidentit Trump në Departamentin e Drejtësisë nuk do të lejohet të futet në ndërtesë, pasi u përpoq t’u bënte presion punonjësve të nxirrnin informata sekrete lidhur me manipulimet në zgjedhje dhe tema të tjera që ajo donte t’ia përcillte Shtëpisë së Bardhë, thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press tre persona të afërt me ngjarjen.

04:04
Uiskonsin/ Gjykata e Lartë nuk pranon të shqyrtojë çështjen që sfidonte rezultatin e zgjedhjeve

Gjykata e Lartë e shtetit Uiskonsin nuk pranoi të enjten të merrte në shqyrtim një çështje të paraqitur nga zyrtarët e fushatës së Presidenti Donald Trump që sfidonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në këtë shtet, një tjetër humbje kjo që pëson fushata e tij .

03:33
SHBA/ Pandemia e Covid-19 godet rëndë zonat rurale

Pandemia e koronavirusit goditi kryesisht zonat urbane në fillim në Shtetet e Bashkuara, por përhapja e saj masive në vjeshtë, po prek rëndë zonat rurale të Amerikës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton.

03:03
Republikanët e Xhorxhias të ndarë mbi zgjedhjet

Pretendimet e Presidentit Donald Trump për manipulim të zgjedhjeve kanë krijuar dyshime mes shumë republikanëve. Një nga ato shtete që u përball me procesin e rinumërimit pas zgjedhjeve presidenciale është Xhorxhia, banorët e së cilës nuk kanë votuar për një demokrat si president, që nga viti 1992. Zëri i Amerikës sjell larminë e opinioneve mes republikanëve mbi rezultatin e zgjedhjeve.

02:40
Merret në pyetje Ivanka Trump/ Vajza e Presidentit, pjesë e hetimit për shpërdorim fondesh në ceremoninë e inaugurimit

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit, u mor në pyetje si pjesë e një procesi gjyqësor që po shqyrton pretendimet për keqpërdorimin e fondeve për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë.

02:00
Hakerat sulmojnë vaksinën/ Në shënjestër sistemi i shpërndarjes, kompania e sigurisë në internet zbuloi gjurmët

Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina është shënjestruar nga spiunazhi kibernetik, sipas IBM. Kompania e sigurisë në internet thotë se ka rënë në gjurmët e një fushate që shënjestronte sistemin e shpërndarjes së vaksinës, që njihet si “zinxhiri i ftohtë”, i përdorur për të mbajtur vaksinat në temperaturën e duhur gjatë transportit.

01:33
NATO: Rusia dhe Kina, rivalë/ Aleanca diskuton për reformimin dhe si ti përshtatet kërcënimeve të reja

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, përfunduan takimin dyditor në të cilin kanë diskutuar për mënyrat e reformimit të brendshëm të Aleancës dhe misionin në Afganistan. Në takimin që u zhvillua online, për shkak të pandemisë, vendet anëtare të NATO-s, diskutuan edhe për mënyrën sesi organizata duhet t’i përshtatet kërcënimeve të reja, duke përfshirë “agresivitetin e vazhdueshëm të Rusisë” dhe “ngritjen e Kinës”.

01:13
Merkel bisedon me Vuçiç: Dialogu me Kosovën dhe sundimi i ligjit me rëndësi për rrugën europiane të Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, gjatë të cilës diskutuan për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, pasojat ekonomike të pandemisë si dhe integrimin europian të Serbisë.

01:05
‘Biden, vëmendje për Ballkanit’, analistët flasin për vizionin e administratës së re amerikane

Dy analistë në Washington mendojnë se administrata e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden, do ta shtojë vëmendjen ndaj rajonit të Ballkanit.

00:56
Sondazhet tregojnë mosbesim/ Shkencëtarët këmbëngulin: Vaksina do të jetë e sigurt

Një sondazh i publikuar javën që shkoi në Shtetet e Bashkuara, tregoi se mes afro-amerikanëve, të cilët vuajnë një prej niveleve më të larta të vdekshmërisë nga virusi krahasuar me çdo grupim tjetër racor, vetëm 14 për qind besojnë se një vaksimin kundër COVID do të jetë i sigurt.

00:42
Në javën e 38 të shtatzanisë u prek nga Covid/ Rrëfimi i infermieres shqiptare në Itali: Ishte ferr, në intubim dëgjoja gjithçka

Silvana Rudaj, infermiere shqiptare që jeton në Milano, nuk është një nga ata njerëzit që e kaluan lehtë infektimin me koronavirus. 29 vjeçarja ishte në javën e 38 të shtatzanisë kur u prek nga sëmundja. Gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm, aq sa i detyroi mjekët ta vendosnin në intubim.

00:31
Greqia shtyn izolimin deri në 14 dhjetor/ Hapja graduale e aktivitetit ekonomik ende larg. E mbyllur mbetet edhe Kapshtica

Qeveria greke e ka shtyrë edhe me një javë tjetër deri në 14 dhjetor mbylljen e përgjithshme të vendit që ka nisur prej fillimit të nëntorit, për përballimin e valës së dytë të pandemisë.

00:17
Vdekja e Maradonës, hetuesit kërkojnë komision mjekësor për të gjetur “fajtorët”

Prokurorët specialë, që po hetojnë rrethanat që çuan në vdekjen e Diego Armando Maradonës, pasi të kenë përfunduar analizat toksikologjike mbi gjakun dhe urinën e ‘Pibe de Oro” dhe analizuar dokumentet që zotëronin neurokirurgu, Leopoldo Luque, dhe mjekja psikiatrja, Agustina Cosachov, planifikojnë të ngrenë një komision mjekësor për të përcaktuar nëse “El Diez” ka marrë përkujdesjen e duhur shëndetësore.

00:10
Giuntoli: Jemi pranë rinovimit me Gattuson

“Rinovimi i Gattusos? Unë e di që avokatët po shkëmbejnë kartat, ne jemi dakord. Nuk do të ketë probleme”. Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli, i intervistuar nga “Sky Sport” para ndeshjes së Europa League-s kundër Alkmaarit.

E enjte, 03 Dhjetor 2020
23:59
Ndaj Bylisit për t’u kthyer te fitorja, Vllaznia rigjen Isaevskin, Hoxhaj pritet titullar

Vllaznia ka lënë pas zhgënjimin e provuar nga humbja e parë në kampionat, 2-4 përballë Kukësit në “Loro Boriçi”, pasi të shtunën do të rikthehet sërish në impiantin e shtëpisë, për të pritur mallakastriotët e Bylisit.

23:53
Dede ‘nxeh gjakrat’ para derbit: Tirana “e dënuar” të fitojë gjithmonë

Një humbje dhe dy barazime ka shënuar Nevil Dede në tre ndeshjet e para në stolin e Tiranës, ndërsa nesër në mbrëmje do të provojë të shijojë fitoren e parë, pasi bardheblutë do të përballen me Partizanin në derbin e kryeqytetit.

23:44
Europa League/ Milani përmbysje spektakolare ndaj Celtic, Tottenhami kualifikohet edhe me një pikë

Milani arriti një fitore spektakolare dhe me përmbysje 4-2 ndaj Celtic Glasgow-t në “San Siro”, e cila shërbeu për të siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Europa League-s, teksa në takimin tjetër të Grupit H Sparta e Pragës u mposht 2-1 nga Lille, që vazhdon të mbajë vendin e parë në grup me 11 pikë, një më shumë se kuqezinjtë.

23:40
Napoli shpërdoron një “match point”, Roma matematikisht e para, Arsenali perfekt

Napoli shpërdori “match point”-in e parë në fazën e grupeve të Europa League-s, teksa barazoi 1-1 me Alkmaarin në raundin e parafundit, megjithëse mbetet në krye të grupit me 10 pikë, 2 më shumë se Real Sociedadi dhe Alkmaari. Skuadra e Gattusos, edhe pse kaloi në epërsi që në minutën e 6-të me Mertens, duke dhënë përshtypjen se do ta kishte të lehtë fitoren, u ndëshkua në të 54-tën nga Martins Indi, ndërsa pesë minuta më vonë ishte më fat teksa Koopmeiners gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

23:28
Ndalimi i memeve/ Bushati në Open: Tentativë për mbylljen e fjalës së lirë

Lajmi për ndalimin e memeve ka bërë shumë bujë. Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po diskutohet për mbylljen e memeve.

22:59
FOTO/ E shtrirë në krevat, provokon Georgina Rodriguez

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është jo pak aktive në rrjetet sociale dhe di më së miri t’i mbajë ndjekësit e saj të interesuar për të qëndruar në profilin e saj.

22:57
Vuçiç paralajmëron vazhdimin e dialogut në nivel teknik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

22:54
Guterres kritika kombeve që injoruan udhëzimet e OBSH-së për pandeminë

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres kritikoi sot vendet që injoruan rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me pandeminë e COVID-19.

22:46
“Opinioni paraprak i Venecias”/ Biba: Opozita ka abuzuar, e ka cilësuar fitore por nuk është e tillë

Në emisionin “Open” po flitet mbi rekomandimin paraprak të Komisionit të Venecias, si edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

22:46
Hungaria “çmend” Europën, i rrëzon edhe buxhetin aktual

Buxheti i Bashkimit Europian dhe pakoja financiare për rimëkëmbje pas pandemisë, nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Hungarisë, dhe zyrtarët e këtij vendi kanë thënë se nuk mund të pranojnë propozimin.

22:43
Spahiu: Venecia po i hap rrugë blerjes së mandateve pas 25 prillit!

Kreshnik Spahiu tha në Open se “Venecia po i hap rrugë blerjes së mandateve pas 25 prillit”.

22:31
E bën për ujë të ftohtë/ Fauci: Londra u nxitua me vaksinën

Anthony Fauci, krye eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se Britania e Madhe u nxitua dhe nuk tregoi kujdes më aprovimin e vaksinës, ashtu siç bëri Amerika.

22:25
NASA e befasuar/ Objekti misterioz orbiton tokën

Që në muajin shtator, u shfaqën lajme mbi një objekt të mistershëm që oribonte Tokën, e kishte çuditur edhe shkencëtarët e NASA-s.

22:24
“S’ke këllqe të merresh me mua, do të them një gjë që se mban dot”/ Gjekmarkaj përplaset me Shabanin

Një debat mbi partitë e vogla po dhe të reja të krijuara së fundmi, u kthye në replika ofendimesh mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryetarit të nismës Thurja, Endri Shabani në Open.

22:21
Vaksina e Modernas: Imuniteti zgjat vetëm 3 muaj

Një studim Ii fundit tregon se vaksina kundër COVID-19 e kompanisë Moderna, bën që sistemi imunitar i njeriut të prodhojë antitrupa të cilët qëndrojnë për të paktën tre muaj.

22:17
Sekretari amerikan, Biegun: Përgëzoj kryeministrin Rama për lidershipin gjatë këtij viti plot sfida

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga kryesimi i presidencës së OSBE, në ministerialin e zhvilluar online kryeministri Edi Rama ka raportuar për problematikat dhe çështjet që ishin prioritet i Shqipërisë si kryesuese.

22:05
“Open”/ Bushati paralajmëron trazira: 25 prilli fillimi i masakrës

Në studion e emisionit “Open” po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe për raportin paraprak të Komisionit të Venecias, në lidhje me ndryshimet kushtetuese të miratuara nga parlamenti më 5 tetor. Analisti Andi Bushati, i cili është një prej panelistëve, paralajmëroi trazira më 25 prill.

22:01
“Zgjedhjet e 25 prillit më të debatueshmet në 20 vitet e fundit”/ Spahiu: Kam dyshime se PS ka blerë dhe opozitën

Raporti i Venecias për ndryshimet Kushtetuese të bëra nga mazhoranca ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

21:59
“Më e mirë e ëma se e bija”/ Njihuni me nënë e bijë, thuajse identike

Nënë e bijë, të cilat ngjasojnë si motra, lenë vazhdimisht të huajt të habitur kur zbulojnë diferencën prej 23 vitesh mes tyre.

21:50
Raporti i Venecias/ Biba në Open: Raporti as virgjëron e as ç’virgjëron koalicionet

Raporti i Venecias për ndryshimet Kushtetuese të bëra nga mazhoranca ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

21:45
“Venecia gjeti fajtorin”/ Spahiu në “Open”: Komisioni i dha të drejtë Ramës, nuk përshëndeti bojkotin e opozitës

Komisioni i Venecias doli dje (datë 2. 12. 2020) me një raport paraprak me rastin e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

21:45
Rusia propozon të paguajë gratë për punët e shtëpisë

Gratë në Rusi duhet të marrin një rrogë për punën e tyre në shtëpi, ka deklaruar së fundmi deputetja e parlamentit Oksana Pushkina.

21:35
Administrata e Bidenit do shtojë vëmendjen ndaj Ballkanit

Dy analistë në Washington mendojnë se administrata e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden, do ta shtojë vëmendjen ndaj rajonit të Ballkanit.

21:30
Opinioni i Venecias/ Gjekmarkaj: Në fund na thanë ik vrisni veten. Bushati: Nuk shkaktoi ndonjë tërmet

Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve në Shqipëri opinionin e tij paraprak lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

21:28
Dua Lipa na bën krenarë/ E para në listën vjetore të “Billboard” për 100 artistet më të mira

Billboard ka publikuar këto ditë listën vjetore për top 100 femrat më mira artiste dhe të dëgjuara gjatë vitit 2020.
Për herë të parë në histori, kjo listë kryesohet nga një shqiptare dhe ajo është Dua Lipa.

21:26
Beqarja e famshme tregon përse refuzon burrat që në takimin e parë (fotot)

Prezantuesja e njohur radiofonike Jana Hocking ka folur së fundmi në detaje për stilet e takimeve të saj romantike, por duket se ka bërë shumë armiq pasi insiston se meshkujt duhet të paguajnë në darkën e parë.

21:20
Më shumë se 1.5 milion të vdekur në të gjithë botën

Më shumë se 1,5 milionë vdekje nga COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, për gati 65 milionë raste, sipas raporteve nga autoritetet.

21:14
Qeveria italiane kufizon udhëtimet gjatë festave të fundvitit

Italianët po përballen me mundësinë e më pak bashkimeve familjare gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ndërsa qeveria njoftoi kufizimin e udhëtimit për të parandaluar një rritje të re të infeksioneve të COVID-19.

20:59
​Amal ultimatum George Clooney – çifti drejt divorcit?

Një nga martesat më intriguese në Hollywood është ajo e aktorit 59-vjeçar George Clooney dhe avokates 42-vjeçar për të drejtat e njeriut Amal.

20:57
Ish-boksieri therr me thikë të dashurën estetiste, pas debatit për jetën seksuale (fotot)

Një ish-luftëtar i duelve në kafaz, u shpall sot fajtor për vrasjen me thikë të së dashurës, para vajzës së saj adoleshente, në një sulm të tmerrshëm të nxitur nga kokaina dhe alkooli.

20:53
Suedi/ Mbajti të ngujuar të birin për 30 vite, arrestohet 70-vjeçarja

Një grua 70-vjeçe është arrestuar në Suedi, pasi dyshohet se ka mbajtur të ngujuar në shtëpi të birin për më shumë se tri dekada.

20:47
Videoja tregon gjithçka! Ishte duke ngrënë. Momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Brazil, si e ndoqi autori

Mediat braziliane kanë publikuar pamjet nga ekzekutimi i 47-vjeçarit shqiptar Ilir Zeka, i cili u vra dy ditë në një restorant në Brazil, teksa po hante mëngjesin.