Sondazhi/ Dy në tre rusë besojnë se COVID-19 është armë biologjike

03/03/2021 17:40

Dy në tre rusë besojnë në teorinë e konspiracionit se COVID-19 është një armë biologjike e krijuar nga disa persona.

Në sondazhin e fundit të Institutit të pavarur Levada Center, duke shtuar se është rritur numri i qytetarëve që hezitojnë ta marrin vaksinën ruse kundër COVID-19, “Sputnik V”.

“64 për qind e të anketuarve rusë thanë se COVID-19 është krijuar artificialisht si një formë e re e armës biologjike. Kjo krahasohet me 23 për qind që thanë se virusi u shfaq natyrshëm dhe 13 për qind nuk dhanë përgjigje”, thuhet në hulumtim.

Sipas medieve ruse, hezitimi i marrjes së vaksinave është gjithashtu në rritje, me 62 për qind të të anketuarve që thonë se nuk duan të marrin dozën e “Sputnik V”. Të rinjtë rusë ishin më skeptikë ndaj vaksinës së prodhuar në vend me 74%.

“Ndër arsyet më të përmendura për rënien e interesit për ‘Sputnik V’ janë frika e efekteve anësore, provat jo të plota klinike dhe ndjenja se kjo nuk është vaksinë”, njofton instituti.

“Levada Center”  këtë sondazh e ka kryer në 50 rajone ruse ndërmjet datës 18 dhe 24 shkurt.

Top Channel