Kryesueset nuk gabojnë në kampionatin francez, pasi Lille, Lyon dhe PSG kanë bërë detyrën duke marrë fitoren në ndeshjet e javës së 28 dhe duke lënë të hapur plotësisht garën për titullin kampion, që këtë sezon duket mjaft emocionuese.

Lyon triumfoi me rezultatin minimal 1-0 në shtëpi përballë Renes, në një ndeshje që rezultoi më e komplikuar se duhet për skuadrën e Rudy Garcias. Golin me vlerë 3-pikëshe e shënoi Aouar në minutën e 78’, pas një asisti të sulmuesit holandez Memphis Depay.

Me rezultatin minimal 0-1 fitoi edhe Paris Saint Germain, në transfertën ndaj Bordeaux. Kryeqytetasit gjetën golin e avantazhit në minutën e 18’ me anë të Sanabrias, ndërsa më pas sfida ishte e hapur e me raste për të dy ekipet, por nuk pati më gola dhe skuadra e Pochettinos u largua me tre pikë mjaft të vlefshme.

Lille vuajti plot 90 minuta në përballjen ndaj Marseille, por kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ishte sulmuesi kanadez Jonathan David që shënoi dy herë, duke u dhënë vendasve tre pikë që i mbajnë në krye të renditjes me 62 pikë, dy më tepër se PSG ndjekës.

Top Channel