“Piratët e rrugës”, 20 vite burg/ Parashikimi i ligjit për shoferët që ikin nga vendi i aksidentit

03/03/2021 19:38

Ibro Ilias, dy ditë më parë u aksidentuar nga një mjet i tipit “Ford Mondeo” në rrugën Donald Trump, në Kamëz.

Shpejtësia e automjetit dhe largimi i drejtuesit të mjetit vuri në rrezik jetën e 62-vjeçarit. Nëse në vendin e ngjarjes nuk do të kalonin e banorët zonës, vonesa e ndihmës së shpejtë mund t’i merrte jetën Ibros. Në këtë rast drejtuesi i mjetit ka kryer dy vepra penale.

” Në rastin kur ti gjykohesh për këto dy vepra penale, pra je larguar nga vendi i aksidentit, po ashtu ke shkelur dhe rregullat e qarkullimit rrugor duke sjellë pasoja në shëndet apo jetë njerëzish. Caktimi i dënimit bëhet sipas nenin 55 i Kodit Penal që përcakton se si parashikohet dënimi në rastin kur kë më shumë se dy ose vepra penale”,  tha juristi Ledjo Braho.

Trupi i 62 vjeçarit nga goditja e fortë që mori nga automjetit u spostua 25 metra larg vendit ku po qëndronte Ibro. Pas kësaj këtij aksidenti të rëndë, drejtuesi I mjetit vendosi t;I jepte edhe më shumë gaz makinës. Sipas juristit Ledja Braho, drejtuesi i mjetit mund të dënohet deri në 20 vite heqje lirie.

” Në këtë rast konsiderohet rrethanë rënduese. Në qoftë se largimi nga vendi i aksidentit ka sjellë pasoja të mëtejshme, për shembull personit mund t;i ishte shpëtuar jeta por për shkak të largimit nga vendi i aksidentit ka qenë e pamundur jemi në kushtet e rrethanës rënduese. Duhet të kemi parasysh shkelja në qarkullimin rrugor sipas kodit tonë penal dënohet deri në 20 vite burg në varësi të rrethanave. Në qoftë se kanë humbur jetën më shumë se një person, ose janë dëmtuar më shumë një person. Marzhi i dënimit mund të shkojë deri në 20 vite burg”,  tha juristi.

Top Channel