Studentët vijojnë protestën në Tiranë, marshojnë nëpër fakultetet dhe grumbullohen para Kryeministrisë
03/11/2026 20:24
Më të paktë në numër dhe të qetë në rrugët e kryeqytetit Kështu vijoi edhe të martën protesta studentore.
Të rinjtë e nisën marshimin prej orëve të para të ditës dhe fokusi kryesor ishin auditorët. Ata hynë nëpër auditorë në disa universitete të Tiranës.
Thirrja e studentëve ishte për bojkotin e mësimit, ndërsa kërkesa mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Pasi kaluan nga Ministria e Arsimit, një ndalesë e protestuesve ishte selia e Partisë Demokratike, ku nuk munguan thirrjet kundër opozitës.
Më pas, grupi i protestuesve u vendosën para kryeministrisë, ku i dhanë fund tubimit, mes numrit të pakët të policëve, që ndodheshin në bulevard.
Top Channel