Kontrabandistët hedhin në det migrantët, 20 të vdekur

04/03/2021 04:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhibuti ku 20 migrantë kanë humbur jetën pasi janë hedhur në det nga kontrabandistët.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) njoftoi se të paktën 20 nga 80 migrantë të hedhur në det nga kontrabandistët në Xhibuti kanë humbur jetën.

Drejtori Rajonal i IOM-it për Afrikën Lindore dhe Bririn e Afrikës, Muhammed Abdiker, tha në Tëitter se të paktën 20 nga 80 migrantët e hedhur nga një anije kontrabande që po shkonte në Jemen vdiqën në brigjet e qytezës Obock të Xhibutit.

Duke rikujtuar se mijëra afrikanë të rinj përpiqen të kalojnë në Jemen për të arritur në vendet e Gjirit, Abdiker deklaroi se kjo ishte tragjedia e tretë e ngjashme në gjashtë muajt e fundit dhe se më shumë se 70 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Kontrabandistët e migrantëve, nga frika nga rojet e sigurisë, herë pas here hedhin migrantët në det për të shpëtuar.

Top Channel