Manchester United ka hequr dorë përfundimisht nga pretendimet për titullin kampion, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Crystal Palace dhe tani e sheh veten plot 14 pikë larg City-t kryesues.

“Djajtë e kuq” dominuan me kontrollin e topit, por nuk arritën të krijojnë raste të rrezikshme dhe goditën vetëm një herë portën, çka nuk mjaftoi për të marrë tre pikët ndaj londinezëve të Crystal Palace.

Më herët u ndal edhe Leicester që nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Burnleyt. Këta të fundit gjetën golin e avantazhit që në minutën e katërt me anë të Vydra, megjithatë “dhelprat’ rikthyen baraspeshën po në pjesën e parë me anë të sulmuesit Iheanacho.

Top Channel