Nga ‘Jolene’ në ‘Vaksinë’/ Dolly Parton merr dozën, ndryshon tekstin e këngës

03/03/2021 19:48

Ylli i muzikës Dolly Parton, ka marrë dozën e parë të saj të vaksinës së Modernës, duke i kërkuar edhe të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Madje Parton, edhe këndoi një version të këngës së saj të famshme Jolene, të adaptuar në stil covidi, para se të merrte dozën.

75 vjeçarja madje ka dhuruar 1 milionë dollarë për qendrën mjeksore të universitetit Vanderbilt, për kërkimet e vaksinës së Modernës.

“Më në fund unë do të marr vaksinën time. Jam kaq e entuziazmuar. Kam kohë që e pres. Jam mjaftueshëm e moshuar për ta marrë atë dhe mjaftueshëm e zgjuar për ta bërë atë. Dhe dua t’ju them të gjithëve të mos hezitoni dhe të vaksinoheni. Unë madje kam ndryshuar edhe një nga këngët e mia për këtë rast”, tha ajo.
.
Dhe pasi e merr dozën e saj të vaksinës, Parton nuk e ndal dot entuziazmin: E bëra! E Bëra! Thërret ajo.

Top Channel