Dita ndërkombëtare e shkrimtarëve/ Mustafaj: Një shoqëri pa ta është e varfër dhe e dëshpëruar

03/03/2021 20:02

Sot është dita ndërkombëtare e shkrimtarëve, por përse na duhet imagjinata e tyre? Për shoqërinë shqiptare, çfarë bare ka tradita e rilindjes për Shkrimtarët e sotëm.

Çfarë peshe zënë ata në raport me shoqërinë e spektaklit?

“Shkrimtari shqiptar është në pozitë të vështirë tradicionalisht. Sepse që nga rilindja me modelin e Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Faik Konicës e Fan Nolit, shkrimtarit shqiptar I është caktuar një rol joletrar. Shkrimtari shqiptar është përgjegjës dhe duhet të angazhohet në fatin e kombit. Parlamenti I 1991 kishte 20 e ca shkrimtarë brenda”, tha Besnik Mustafai.

Ju me të drejtë përmendët parlamentin e 1991, që për mendimin tim ishte më i ndrituri. A vazhdojnë të kenë ende të njëjtin ndikim ata sot? Ku i pozicionon shoqëria? Vazhdojnë shkrimtarët të jenë ndikues?

“Janë shumë më pak ndikues për të thënë të vërtetën. Për arsye se lufta politike sot. Lufta për të bërë karrierë, midis individëve dhe brenda strukturave politike, është e tillë që shkrimtari mundet kollaj, mënjanohet kollaj.“

Një pyetje që u bëhet shkrimtarëve shpesh është; pse na duhen ata?

“Një shoqëri pa shkrimtarë nuk është një shoqëri e varfër, është një shoqëri e dëshpëruar. Një shoqëri që I mungon dimensioni I imagjinatës. I mungon aftësia për ta pare veten në një pasqyrë të jashtëzakonshme siç është krijimi letrar.”

Top Channel