Pastrimi i parave në vend/ Curri në Open: Garancia është Reforma në Drejtësi

03/03/2021 23:03

Pedagogu Arjan Curri i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open tha se garancia për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave në vend është Reforma në Drejtësi.

Sipas tij vetëm ajo mund të luftojë të korruptuarit.

“Garancia për gjithë këta tregues është reforma në drejtësi, se ajo e lufton korrupsionin, të korruptuarit. Amerika nga njëra anë mbështet një palë politike hapur edhe pse del në kundërshtim me veten. Nga ana tjetër është të bëjë një autokritikë se Reforma në drejtësi mund ta bënte”, tha ai.

Top Channel