Protestë me zinxhirë për pronën/ Lezhë, ngujohet para bashkisë me dokumentet në dorë

03/03/2021 20:01

“Duan të më marrin pronën,” me këtë pretendim Huanito Martinaj nga Balldreni ka dalë për të protestuar para bashkisë së Lezhës i lidhur me zinxhir ,me një pankartë në duar dhe me të gjitha dokumentet e pronës.

Martinaj tregon se ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm por sipas tij institucionet heshtin.

Protesta e tij zgjati rreth 30 minuta pasi ndërhyri policia dhe e shoqëroi për në ambientet e komisariatit të policisë Lezhë.

Top Channel