Gjykata e Hagës hap hetim formal ndaj Izraelit për krime lufte në territoret palestineze (fotot)

03/03/2021 18:34

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njoftoi sot hapjen e hetimeve për krime të mundshme lufte të kryera nga shteti dhe ushtria e Izraelit në territoret e Palestinës që prej vitit 2014.

Lëvizja është mirëpritur nga Autoriteti i Palestinës.

“Sot konfirmoj nisjen nga zyra e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të hetimeve për situatën në Palestinë,” tha në një deklaratë Fatou Bensouda, kryeprokurore e gjykatës, duke shtuar se hetimet do të kryhen në mënyrë “të pavarur, të paanshme, objektive dhe pa frikë apo favorizime”.

Megjithë kundërshtimet e ashpra nga Izraeli, gjykata e Hagës vendosi muajin e kalaur se zotëronte jurisdiksion për të hetuar krime të rënda në Palestinë, duke i hapur derën nisjes formale të hetimeve nga Bensouda.

Vendimi vjen pasi në 2019 Bensouda deklaroi se kishtë “bazë të arsyeshme” për hetime të krimeve të luftës mbi veprimet e ushtrisë izraelite në territoret e Rripit të Gazës dhe bregun Perëndimor, përfshi dhe Jeruzalemin Lindor, prandaj i bëri thirrje gjykatësve të përcaktojnë jurisdiksionin e Hagës në Palestinë.

Përvec veprimeve të Izraelit, Bensouda tha se do të hetohen edhe veprime të lidhura me grupin Hamas apo të grupe të tjera të aramtosura palestineze.

Territoret palestineze janë pushtuar nga Izraeli qe prej konfliktit të vitit 1967. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin “politik dhe jo juridik”.

FOTO GALERI
1/4
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njoftoi sot hapjen e hetimeve për krime të mundshme lufte të kryera nga shteti dhe ushtria e Izraelit në territoret e Palestinës

Top Channel