E ftoi për të qenë deputete në listën e PS/ Rama për Najada Çomon: E falenderoj shumë! E pamundur që për shkak të Tires të futen gjithë në një thes

04/03/2021 10:51

Kryeministri Edi Rama ka ftuar shefen e Infektivit, Najada Çomo në programin e tij “Rruga drejt 25 Prillit – SHËNDETËSIA QË DUAM” duke shprehur falënderime për të, e cila punon pa orar për të gjithë të infektuarit me Covid.

Rama përmendi sërish rastin e Tires duke thënë se është lajm i mirë që u demaskua dhe u spastrua nga sistemi shëndetësor.

“Sot jam me simbolin e kësaj lufte, heroinë të vijës së zjarrit me një imazh të mirënjohur për të gjithë ju me profesoreshën, komandantet e spitalit Covid 1, Najadën, të cilën e kam ftuar për të dëshmuar, për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija e zjarrit në kushtet kur solidariteti, mbështetja, mirënjohja e shumicës dërrmuese së qytetarëve për ata që qëndrojnë 24 orë në atë barrikadë, por fatkeqësisht prekin, shqetësojnë e godasin valët e energjive negative.

 Para se t’i jap fjalën që e falenderoj shumë, dua të them që për mua, shëmbëlltyra e shpifur e asaj sanitares që hiqej si infermiere dhe që u demaskua botërisht nga një emision investigativ është një lajm i mirë për faktin që u spastrua nga organizmi i sistemit tonë shëndetësor, një bazë e mirëfilltë.

Nga ana tjetër është e pamundur që ta justifikoj për këdo që i thotë vetes njeri që për shkak të asaj neverie, t’i fusë të gjithë në një thes dhe të shohë tek cdo mjek një të dyshuar dhe tek e gjithë kjo trupë, një arsye për të sulmuar”, tha Rama.

Kujtojmë se gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se PS i ka bërë një propozim ditët e fundit shefes së infektivit Najada Çomo për ta kandiduar në Tiranë.

Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit mjekes Najada Çomo.

Top Channel