Ndërron jetë këmbësori i aksidentuar një ditë më parë në Elbasan, identifikohet viktima
Një operacion i posaçëm sigurie u zhvillua të martën, më 17 nëntor 2026, në gjykatën e Reimsit në Francë, ku u angazhuan forcat e specializuara të administratës penitenciare për shoqërimin e një të paraburgosuri.
Bëhet fjalë për Edison Pulën, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal shqiptar të njohur me emrin “Nikla”.
Sipas raportimeve të mediave franceze, Pula akuzohet për përfshirje në rreth 50 grabitje të banesave luksoze në Francë dhe Belgjikë. Grupi kriminal dyshohet se ka pasur në shënjestër biznesmenë, futbollistë, këngëtarë dhe personazhe të njohur.
Dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto grabitje vlerësohet të jetë mbi 1 milion euro.
Pula ishte arratisur në vitin 2022 nga burgu i Trevisos në Itali, ndërsa u arrestua në Luksemburg në janar të vitit 2025.
Më 17 nëntor 2026, ai u paraqit përpara gjykatës së Reimsit, ku u shqyrtua kërkesa për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj tij.
Për shoqërimin dhe garantimin e sigurisë së të paraburgosurit shqiptar u angazhuan forcat speciale të sigurisë së burgjeve franceze, të njohura si ERIS.
Top Channel