I dyshuar si drejtues i një grupi kriminal dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, nën masa të rrepta sigurie Edison Pula del para gjykatës në Francë
Një punonjës i Policisë së Kavajës është prangosur mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit.
Ndaj 36-vjeçarit nga Durrësi Andi Cani, Gjykata e Durrësit pati caktuar, paraprakisht në mungesë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Sipas vendimit gjyqësor, gjykata ka vlerësuar se dyshimet për këto vepra penale dhe rrezikshmëria shoqërore e paraqitur nga rrethanat e çështjes e bëjnë të papërshtatshme caktimin e një mase më të lehtë sigurie.
Për këtë arsye, ka vendosur arrestimin në burg të efektivit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Durrësit për zbatimin e masës së sigurisë ndaj punonjësit të rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.
Top Channel