Po hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit, vdes papritur prokurori në Kosovë

03/03/2021 19:32

Ka ndërruar jetë sot pasdite prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës Enver Krasniqi.

Lajmin për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi e ka konfirmuar për mediat kosovare Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Ai ka thënë se vdekja e prokurorit është natyrale. Prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Vjedhja e 2,1 milionë eurove ka ndodhur më 21 tetor 2020. Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare.

Top Channel