‘Adhurim i djallit’/ Kisha e Qipros kërkon tërheqjen e këngës ‘sataniste’ përfaqësuese në Eurovision

03/03/2021 19:16

Kisha ortidoske e Qipros ka bërë thirrje sot për tërheqjen e këngës zyrtare përfaqësuese të vendit në Eurovizion, duke thënë se promovon adhurimin e djallit dhe vlera anti-shoqërore.

Këngëtarja greke Elena Tsagrinou do të prezantojë vendin ishullor në konkursin e famshëm në Rotterdam në maj, me kompozimin e stilit “dance-y pop” me titull “El Diablo” (Djalli).

Sipas faqes së internetit të Eurovizion, teksti i këngës ka të bëjë me “rënien në dashuri me dikë, të keq po aq sa El Diablo.”

Por në lirikat e saj përfshihen fraza si “Sonte do të digjemi në një ‘party’, me ty është parasja edhe në ferr” si dhe “Ia dhashë zemrën time El Diablo … sepse ai më thotë se jam një ëngjëll.”

Sinoda e Shenjtë e Kishës Ortodokse të Qipros dha një deklaratë të ashpër ndaj krijimit të kontestuar, duke thënë se ndjen “zhgënjim të thellë” ndaj televizionin kombëtar të Qipros për zgjedhjen e tyre të këngës”.

“Kjo këngë nxit talljen globale duke pranuar dorëzimin tonë te djalli dhe duke promovuar adhurimin e tij, në një nënshtrim fatalist të njerëzimit ndaj fuqisë së djallit”, thuhej në deklaratën e klerikëve, që ka gjetur mbështetje te gjere popullore.

Ndërsa këngëtarja 17-vjeçare Tsagrinou tha për CNN: “‘El Diablo është një këngë alegorike për një vajzë që del nga një marrëdhënie e keqe”.

Por duke refuzuar interpretimet metaforike, Kisha tha se lirikat e këngës janë “të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e shoqërisë qipriote”.

Kisha shtonte se ishte kontaktuar nga mijëra qytetarë ‘të neveritur’ me zgjedhjen e këngës, dhe i ka kërkuar bordit të drejtorëve ta zëvendësojë atë me një këngë “që reflekton vlerat dhe kulturën e popullit qipriot”.

Në të tjera kritika ndaj këngës së Tsagrinou, shumë komentatorë kanë evidentuar ngjashmëri të theksuara të saj ne muzike e videoklip, me këngën ‘Bad Romance’ të amerikanes Lady Gaga, edhe kjo më parë e kontestuar për idetë anti-shoqërore dhe frymëzime të mbrapshta shpirtërore. (CNN)

FOTO GALERI
1/3
Këngëtarja 17-vjeçare Tsagrinou tha se "El Diablo është një këngë alegorike për një vajzë që del nga një marrëdhënie e keqe”.

Top Channel