38 të vrarë, në ditën më të përgjakshme të protestave në Mianmar (pamje të rënda)

03/03/2021 21:07

Të paktën 38 njerëz janë vrarë sot në protestën e radhës kundër gushtit të shtetit në Mianmar njoftonte OKB, teksa autoritetet kanë vepruar me dorë të hekurt duke shënuar ditën më të përgjakshme që prej nisjes së regjimit te fundit ushtarak.

Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj turmave të protestuesve në disa qytete dhe disa prej vitkimave besohet se janë adoleshentë.

Demonstrimet masive janë zhvilluar në të gjithë vendit që prej marrjes së kontrollit të pushtetit nga ushtria më 1 shkurt.

Christine Schraner Burgener, e dërguara e OKB në Mianmar, e përshkruante të mërkurën si “dita më e përgjakshme”, duke thënë se prej 1 shkurtit janë vrarë të paktën 50 njerëz.

Gjatë grushtit të shtetit qeveritaret e zgjedhur u përmbysën dhe burgosën, por ushtria thotë se kjo u bë prej pretendimeve për manipulime të votës së nëntorit, në të cilat fitoi partia e zonjës Suu Kyi.

Ushtria nuk ka paraqitur prova për pretendimet e saj por ka zëvendësuar komisionin zgjedhor dhe ka premtuar zgjedhje të reja brenda vitit.

Por megjithë dënesën nga vendet perëndimore, ushtria ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hapur zjarr sot pa paralajmërim sot, sipas disa dëshmitarëve, tha agjencia Reuters.

Një mjek vullnetar tha për agjencinë AFP se në Myingyan policia qëlloi me gaz lotsjellës, plumba gome dhe plumba zjarri.

Ushtria nuk ka komentuar ende për vrasjet.

Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma, fitoi pavarësinë nga Britania në 1948, dhe shumicën e historisë së saj moderne së saj ka qenë nën qeveri ushtarake.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel