Fluksi i shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinit, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së Agrim Krajkës dhe dërgimit të tij në banesën e fundit.
Ai thekson se nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa ai në buzët e të dashuruarve të botës shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave.
“AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit. Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit. Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore. Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave. U prehtë në paqe”, shkruan Rama.
Top Channel