Analisti Frrok Çupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open komentoi Raportin e DASH për vendin tonë.

Ai theksoi se krimi i pastrimit të parave ka një mbështetje politike në vendin tonë, i cili do shumë kohë që të zbulohet, nuk mjaftojnë pak vite.

“Është një krim i rëndë që si të thuash ka peshë botërore. Është e detyruar e gjithë bota e përparuar të ndjekë paranë se ku zhytet, kemi një eksperiencë të keqe. E kemi nisur me një biznes shumë minimal, i cili ka pasur raporte të mira me mafien në Kosovë apo Itali. Ka tërhequr studiues të krimit dhe mafies. Është një tmerr nga vijnë 11 mln e gjysmë euro kur është investuar vetëm 14 mijë. Ka ndodhur me siguri në kullat e mëdha që janë ndërtuar në Shqipëri pa shumë autorë. Ka një pastrim parash, por mbi të gjitha krimi mafioz  i drogës i trafiqeve, i naftës etj etj kanë depozituar këtu para të huaja. Nuk zbulohet brenda dy vitesh duhet të presim shumë kohë për ta zbuluar. Krimi i pastrimit të parave ka një mbështetje politike”, tha ai.

Top Channel