Ftesë në 5/ “Çfarë dhurate të ka bërë Ramushi?”, Anita shuan kureshtjen: E kam të zgjuar, më blen vetëm …

03/03/2021 20:22

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Anita Haradinaj, e cila u bë pjesë e diskutimit rreth kthimit të dhuratave pas ndarjes.

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Anita Haradinaj, e cila u bë pjesë e diskutimit rreth kthimit të dhuratave pas ndarjes.

Anita tregoi se bërja dhe njëkohësisht marrja e dhuratave i fal një ndjesi pozitive.

Thënë këtë, e pyetur nga Bieta ajo pranoi sinqerisht se pjesën më të madhe të dhuratave ia bën vetë vetes.

“Më shumë i bëj vetë vetes dhurata sesa marr nga Ramushi”, u shpreh ajo në një moment, ndërsa më pas tregoi se edhe varësen që mbante në qafë e kishte blerë për vete pas lindjes së vajzës.

E ndërsa të gjithë të pranishmit në studio kishin kureshtje të dinin se çfarë i dhuronte bashkëshorti, Anita tha:

“Unë e kam burrin të zgjuar, më dhuron vetëm lule”, deklaratë që u prit me të qeshura në studio.

Top Channel