“Meta ujk i vjetër”/ Spahiu në Open: S’ka ndodhur që një president të japë dorëheqjen pse humb gruaja zgjedhjet, nuk do e mbajë fjalën!

03/03/2021 21:40

Kreshnik Spahiu tha në Open se pavarësisht deklaratave të presidentit Ilir Meta për dorëheqje ai nuk do ta japë atë.

Ai renditi 5 arsye: Unë kam disa argumente që nuk do ndodhë dorëheqja e Metës: në historinë botërore është e paprecedentë që një president thotë nëse gruaja ime humb zgjedhjet do japë dorëheqjen, ju kujtoj se meta ka 4 vite në detyrë dhe mesazhi për dorëheqjen vjen kur ai është në fund të detyrës dhe dihet që s’do e zgjedhë më njeri, tjetra shanset janë që PS do dalë parti e parë. Nëse Rama fiton 71 mandate, dhe Meta paralajmëron se nëse fiton Rama, rezultati s’do njihet dhe do thonë narko-shteti etj me radhë që i ka thënë më parë.

Meta ka treguar se nuk e mban fjalën se ai tha dhe një vit më parë që nëse Venecia nuk më jep të drejtë do jap dorëheqjen , ja ku jemi sot Venecia nuk i dha të drejtë.

Meta harron që është president me votat e socialistëve, dhe nëse populli voton Bashën që protestonte në çadër kundër Metës, dhe nëse kjo opozitë fiton , Meta sërish nuk ka vota për mandat tjetër.

Meta është ujk i vjetër, më një gur dy zogj. Se ai thotë unë po jap standardin që po humbe jep dorëheqjen dhe në këtë mënyrë Basha do jetë përgjegjësi nëse opozita humb, pra është presion ky . Pra me një gur tre zogj.

Top Channel