Ornamente ekstreme virtyti/ Gratë e fisit afrikan me pllaka balte në buzë, që prej pubertetit (fotot)

03/03/2021 18:01

Gratë e fisit Suri, me origjinë nga Etiopia, mbajnë pllaka të mëdha në buzët e tyre për të treguar vlerën e pajës së tyre.

Sa më e madhe pllaka në formë ‘piercing’ aq më e madhe dhe vlera e pajës së tyre, në kokë bagëtie.

Sipas traditës së fisit afrikan, nuset e reja mbajnë pllaka të ngulitura në buzën e tyre të poshtme për të treguar se sa bagëti është vlera e tyre, te cilat vijnë duke u zmadhuar me kalimin e moshës.

Disa prej grave fisnore Suri mbajnë pllaka dekorative në buzë deri në 15 cm të gjera.

56 vjeçari Tori Bohn, nga Bali në Indonezi, qëndroi me fisin e dekorimeve ekstreme trupore dhe fotografoi jetën e tyre në Kibish, në jugperëndim të Etiopisë.

Një një prej pamjeve shihet një femër e vjetër e fisit me një dekorim misri në kokë, dhe buzë të stërzgjatur pas heqjes së pllakës, e cila i varet deri poshtë mjekrës.

Kibish ndodhet në luginën Omo, rajoni ku jetojnë tetë fise të egra, me një popullatë totale prej 200,000 vetësh.

Tori kaloi tre ditë me fisin Suri duke mësuar për jetën e tyre dhe pllakat dekorative të buzëve. Ai tregon: “Nuk i hiqja dot sytë nga gruaja e parë që pashë me pllakën e ngulitur në buzë. Kur i shikon vetëm për vetëm, të bën përshtypje të madhe. Ishte një praktikë ekstreme për të cilën desha të mësoj më shumë”.

“Vajzat e këtij fisi fillimisht bëjnë një prerje në buzën e poshtme në kohën e pubertetit, dhe bashkë me të heqin dy nga dhëmbët e poshtëm. Kjo bëhet që më vonë gjatë jetën të mos i godasin ato te pllaka dekorative e buzës.”

“Ato më pas përdorimin një sistem pllakash balte gjithnjë e në zmadhim, duke arritur deri në masa të jashtëzakonshme. Më kanë treguar se ka pasur gra me pllaka buze deri në 22-23 centimetra”.

Fashionable and beautiful' lip plates - PanARMENIAN.Net

“Për fisin Suri, pllakat e buzëve përfaqësojnë bukurinë. Sa më e madhe është pllaka në buzën e tyre, aq më lart negocjohet për pajën e nusërisë. Por tashmë numri i grave që e mbajnë atë ka ardhur në rënie. Disa prej grave më të reja me të cilat folëm, thanë se nuk e pëlqenin vështirësinë në ngrënie apo rrjedhjen e pështymës nga buza e zgjatur”.

“Shumica preferonin të kishin më mirë llapa veshi të zgjatura, në të cilat vendosnin disqe blate.

“Gratë nuk e kishin problem të na tregonin sesi i vendosnin disqet e buzës, apo sesi më pas i hiqnin”.

“Ato kishin një sens të mirë humori dhe qeshëm shumë së bashku”.

Për të arritur në fisin e largët, Tori udhëtoi tre ditë në këmbë.

Llogaritet se janë rreth 7,500 anëtarë fisnorë Suri të cilët jetojnë kryesisht me kultivimin e dhive.

Tori shtoi: “Për të vizituar atje duhet të marrësh leje dhe të kesh tendën tënde, ushqimin dhe ujin”.

“Ne pajtuam një roje të armatosur që na shoqëronte në rrugëtimin tre-ditor. Populli Suri ishin të gëzuar që na panë si vizitorë, pasi diçka e tillë ishte e rrallë”.

“Por tashmë disa plantacione sheqeri po ndërtohen përgjatë lumit Omo, me të cilin ky fis jeton, dhe kjo mund të bëjë që Suri e fise të tjera të heqin dorë nga traditat e tyre në këmbim të punës në fabrika.

Më herët këtë vit është raportuar për fisin Suri, sesi meshkujt ndesheshin në “duelet e burrërisë” për të fituar dorën e nuses.

Fotografi spanjoll Xavier Gil Tabios, 62, kishte dëshmuar luftimet me shkopinj “Donga” pasi qëndroi me fisin Suri për shtatë ditë.

Lexo gjithashtu: https://top-channel.tv/2021/01/08/fotot-brenda-fisit-etiopian-ku-per-te-fituar-nusen-luftohet-brutalisht-ne-duelin-e-shkopinjve/

FOTO GALERI
1/14
Gratë e fisit Suri, me origjinë nga Etiopia, mbajnë pllaka të mëdha në buzët e tyre për të treguar vlerën e pajës

Top Channel