Pozon para ‘Lamborghinit’ të Kylie Jenner, Stormi fotozhenike si e ëma

03/03/2021 17:34

Vajza e Kylie Jenner, Stormi Webster pozoi për aparatin e nënës, teksa qëndronte para Lamborghin-it portokalli.

23-vjeçarja fotografoi Stormin para makinës me vlerë  400.000 dollarë. Kylie shkroi pishtë fotos “Ditë ‘cool’ me mamin”.

Në foto duken dhe automjetet e tjera nga koleksioni i saj,  duke përfshirë Mercedes G-Wagon prej ari prej 225 mijë dollarësh. Stormi mban në krah një çantë Prada. Kylie ia kishte kapur flokët me gërsheta, të ngjashme me modelin e babait dhe ish-partnerit të Kylie-t, Travis Sccot.

Një muaj më parë, Stormi festoi ditëlindjen e tretë. Prindërit e saj, Kylie dhe Travis Sccot kishin përgatitur një festë madhështore që u kritikua nga ndjekësit.

Të ftuarit në festë u panë pa maskë dhe pa ruajtur distancën me njëri-tjetrin. Edhe pse grumbullimet janë të kufizuara vetëm për anëtarët e shtëpisë, Kylie Jenner dhe Travis Scott mbodhën shumë të ftuar në 1 Shkurt kur Stormi bënte tre vjeç.

Ndjekësit u tronditën kur panë videon e një dhome të mbushur me të ftuar që i këndonin urimin vajzës së vogël para se të frynte qirinjtë në tortën e saj rozë të princeshës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel