Analiza e BBC/ Kush e udhëheq Iranin? Ja cilat janë figurat e larta që marrin vendimet gjatë kohës së luftës 23/04 13:15
Një familje në Britani, ka ngritur kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm, njoftoi policia bregdetare e North Yorkshire. Familja, kishte vendosur tendën e pushimit në një zonë të njohur për rrëshqitjen e dherave.
Oficerët e shpëtimit dhe rojet bregdetare, sapo mësuan mbi ngjarjen u drejtuan menjëherë për në zonë. Këtë herë, ata u mjaftuan vetëm me një këshillë për familjen, e cila e mirëpriti sugjerimin e policëve.
Raportohet se familja ka shkelur dhe rregullat anti-COVID, pasi një pjesë e vendit ndodhet në karantinë dhe lëvizjet bëhen vetëm në orare të përcaktuara.
Top Channel