Goma në mes të rrugës kthehet në rrezik për aksidente, qytetari denoncon në TCH

03/03/2021 18:10

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar një rast ditën e sotme për Unazën jugore të qytetit.

Ai thotë se autoriteti rrugor ka vendosur një gomë në mes të rrugës pasi bëri rregullimin e një pusete, që shoferët të shmangin pjesën e rregulluar.

Devijimi i rrugës mund të sjellë aksidente në rrugë pas errësimit dhe mungesës së ndriçimit.

“Sot 3.03.2021 unaza jugore Elbasan. Autoriteti rrugor pasi bën rregullimet ë rrugëve kthehet në kriminel të rrugës. Shikoni sinjalistikën dhe 1 orë errësohet. Mendoni të mjerët shoferë që kalojnë aty”, shkruan qytetari.

Top Channel