Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është bërë pjesë e video-lojës së famshme ‘PlayStation’ të EA Sports.

Ajo është një nga karakteret e video-lojës sportive dhe adhuruesit e saj mund të luajnë si Dua në ndeshjet e futbollit që zhvillojnë aty.

Teksa u fut në këtë lojë si e ftuar e veçantë, Lipa është bërë pjesë edhe e një mesazhi sensibilizues që kjo video-lojë po jep.

Krahas emrave të njohur si: Winnie Harlo, Lewsi Hamilton, Anthony Joshua e shumë të tjera, Dua ka pozuar me fanellën, e cila përçon mesazhin: “Nuk ka askund vend për racizëm”.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të ekipit të të famshmëve, që tashmë janë të gjithë karaktere të animuar në video-lojën e FIFA 2021.

Kjo lojë e EA Sports është në PlayStation 4 dhe Playstation 5.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel