Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë paraditen e sotme.

Tërmeti ka qenë në një thellësi lokale prej 10 km, ndërsa është ndjerë për disa sekonda nga qytetarët, të cilët kanë dalë të tmerruar në ambiente të hapura. Dridhja u ndje po ashtu në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Pas lëkundjes së fortë të regjistruar rreth 3 orë më parë, janë regjistruar edhe 19 pasgoditje, më e madhja prej tyre me magnitudë 5.1.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por njerëzit në Larisa kanë mbushur rrugët, duke lënë banesat dhe shtëpitë.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel