Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës “Duan të më marrin pronën”. Me këtë pretendim Huanito Martinaj nga Balldreni ka dalë për të protestuar para bashkisë së Lezhës i lidhur me zinxhir, me një pankartë në duar dhe me të gjitha dokumentat e pronës.
Martinaj tregon se ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm por sipas ti institucionet heshtin.
Protesta e tij zgjati rreth 30 minuta pasi ndërhyri policia dhe e shoqëroi për në ambjentet e komisariatit të policisë Lezhë.
“Unë kam dy tre vite që trokas në dyert e Lezhës. Ka 300 vite familja ime që jeton në kodër të Balldrënit, por cubat e Lezhës vetë e kanë dhënë vendimin e prishjes së ndërtimit, vetë nuk e zbatojnë. Dua që bashkia të kapë këta hajdutë pronash. Në shtëpinë time, që ndodhet po te prona ime, ata kanë ndërtuar themelet e tyre. Unë nuk po të kërkoj më shumë, dua të rri një orë, dua që të prenoncohet kryetari i bashkisë, dua njoftimin e IKMT-së që i ka nxjerrë këto vendime. Shesin pronat e mia, blejnë makina të shtrenjta cubat e Balldrënit. Dua të kapen dhe t’i kërkohen llogari, jo t’i lirojë prokuroria”, tha Martianj.
Top Channel