“Kërkoj ndjesë…”/ Rama preket nga letra e Vasilikës: Nuk është e zakonshme që të dalësh nga kjo valle me energji pozitive

03/03/2021 11:02

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për  përzgjedhjet e gabuara që mund të ketë bërë duke theksuar se janë anashkaluar e lënë mënjanë të gjitha prurjet e jashtëzakonshme në PS.

Sa i përket largimit të Vasilika Hysit nga PS, thotë se është prekur nga letra e saj dhe thekson se Gramoz Ruçi ka qenë shkollë për të gjithë.

Rama: Janë shumë më shumë në fakt njerëzit e aftë, të mirë, të përkushtuar, të vendosur, me integritet, me edukim që unë kam sjell sesa ndonjë gabim që kam bërë në përzgjedhje të caktuara, por për fat të keq, gabimet bëjnë më shumë zhurmë se gjërat e drejta dhe për fat të keq akoma më shumë se gjithë ky transformim në PS, sidomos me prurjet e jashtëzakonshme të vajzave dhe grave, me ekuilibrat gjinorë janë hijezuar, janë nënvlerësuar, janë anashkaluar, janë lënë mënjanë dhe është ekspozuar vetëm një faktor, një problem por është stërzmadhuar dhe ka krijuar shqetësime jo të pakta për të gjithë ju dhe kërkoj ndjesë për këtë aspekt për aq sa unë përgjegjësi në këtë.

Nuk besoj se kam aq sa thonë por nuk besoj se e keni merituar të kaloni stresin e zhurmës “krimineles”. Nga ana tjetër kam ardhur në PS vetë, që i ka dhënë një hap në përgjigje të ftesës time, por qoftë unë, qoftë ti për shkollë partie Gramozin kemi. Jam prekur shumë nga letra jote dhe nuk është e zakonshme që dikush të gjejë energji kaq pozitive për të dalë nga kjo valle.

Top Channel