Rama: PD-LSI, KÇK këmbët e së keqes/ Kryeministri: Mur bllokues për armiqtë e Reformës në Drejtësi

03/03/2021 12:13

Kryeministri Rama foli sot për Reformën ne Drejtësi dhe për armiqtë e saj.

Qëndrimet e PD mbështetur nga presidenti Ilir Meta për ndërhyrje të re sërish nëse vijnë ne pushtet për ta rikthyer reformën në pikën siç është miratuar me 140 vota në Parlament në korrik të 2016, Edi Rama u tha se nuk do t’ja dalin. Kryeministri i kërkoi shqiptarëve që me votën e tyre në 25 Prill të kthehen në një mur bllokues për ata që i quajti armiqtë e reformës në drejtësi.

“Këto zgjedhje lidhen me radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për një kohë të gjatë. Për çdo qytetar i këtij vendi dhe për fëmijët tanë”, tha Rama.

Mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, Rama vendosi shenjën e barazimit si dy arkitektë që projektojnë shkatërrimin e reformës në drejtësi.

“Sepse nuk ka respekt për postin më të lartë të shtet s’ka respekt as për kushtetutën dhe për krejt njerëzit e këtij vendi, e dinë dhe gurët e të gjithë. Të shohim se çfarë do të zgjedhin njerëzit drejtësinë apo Ilir Metën. E doni më të thamë se kaq armikun e betuar. Meta dhe Berisha më të frikuarit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t’u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal.

 Megjithëse me një ton të zbutur, Edi Rama nuk ia kurseu sulmin Lulzim Bashës.

“Lulzim Basha nuk është rrezik as për demokracinë dhe as për drejtësinë por duke qenë një politika i dobët ai është një kukull.

Ata mund ta mbyllin Lulin në shtëpi me duart e tij. Keni parë një koalicion më qesharak pas zgjedhor nga dy parti që hyjnë vetëm një zgjedhje. Ajo është një strategji për të lidhur Lulin. Kur Ilir Meta thotë se do të udhëheqë opozitën, do të thotë se do të ngrejë barrikadën me PD, LSI dhe KÇK. Lulzim Basha është thjesht administrator. Janë mbledhur bashkë kuçi dhe maçi jo për të përmbysur qeverinë Si mund të identifikohen demokratët e ndershëm, që kanë të gjithë të drejtën e zotit të mos na shohin në sy me një PD  që janë mbledhur bashkë për të përmbysur një drejtësi të re. Të gjithë së bashku dhe me atë të cilëve ju kërkojnë mbështetje që siç u bëm pjesë e NATOs të bëhemi pjesë e BE. Kam shumë besim që këto forca drejt Reformës, nuk do taj dalim sepse hallet tuaja nuk mund të kthehen në votë për të zgjidhur hallin e tyre”.

Nënkryetarja socialiste e parlamentit Vasilika Hysi një prej njerëzve që kontribuoi në bërjen realitet të reformës në drejtësi, njoftoi largimin nga politika aktive.

Top Channel