Poliçan/ Dyshohet se mori pllaka guri dekorativ në Malin e Tomorrit, e pëson 33-vjeçari

03/03/2021 13:48

Një 33-vjeçar nga Poliçani është proceduar penalisht pasi akuzohet për dëmtimin e habitateve dhe zonave të mbrojtura.

Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dërrasa e Novajt” me një automjet tip “Fuoristradë” të ngarkuar me pllaka guri dekorativ që dyshohet se u nxorën në Malin e Tomorrit.

“Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale  “Dëmtimi i habitateve dhe zonave të mbrojtura”.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dërrasa e Novajt”, me një mjet tip “Fuoristradë” të ngarkuar me pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit”, njofton policia.

Top Channel