Shqiptari në kërkim për ekzekutimin mafioz në Athinë, viktima pjesë e një prej grupeve më të njohura të mafias greke
Kukësi është përfshirë nga mjegulla e dendur dhe temperaturat e ulëta, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në orët e para të mëngjesit.
Termometri në qytetin e Kukësit ka shënuar minus 2 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, temperaturat kanë zbritur deri në minus 6 gradë, duke krijuar ngrica në akset rrugore.
Mjegulla ka mbuluar jo vetëm qytetin, por edhe një pjesë të Rrugës së Kombit, konkretisht segmentin Pobreg-Kolsh, ku për shkak të kufizimit të fushëpamjes, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Autoritetet këshillojnë përdorimin e dritave të mjegullës, uljen e shpejtësisë dhe ruajtjen e distancës së sigurisë mes automjeteve, për të shmangur aksidentet e mundshme.
Stina e vjeshtës dhe ajo e dimrit në Kukës karakterizohen nga temperatura të ulëta dhe prania e shpeshtë e mjegullës së dendur në zonat e ulëta dhe lugina, veçanërisht gjatë orëve të para të ditës.
Top Channel