Një moment tensioni është regjistruar gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, ku Aleksandar Vuçiç u përfshi në një situatë të pakëndshme pasi drejtuesi i seancës, Aleksandar Çupiç, i fiku mikrofonin gjatë kohës që po fliste.

Ngjarja ndodhi pasi Sara Valentik kërkoi fjalën dhe Vuçiç kërkoi të drejtën e replikës. Teksa po mbante fjalën e tij, pas dy minutash, Çupiç vendosi t’i ndërpriste mikrofonin, duke argumentuar se kishte përfunduar koha e lejuar për replikën.

Në pamjet e transmetuara nga kamerat e sallës së Kuvendit shihet momenti kur Çupiç i fik mikrofonin Vuçiçit dhe më pas i tregon me dorë orën, për t’i bërë të qartë se koha në dispozicion kishte përfunduar.

Veprimi u pasua nga reagimi i Vuçiçit, i cili nuk pranoi të vazhdonte fjalën pa mikrofon. Pasi duartrokiti si gjithë të pranishmit në Kuvend, ai mblodhi sendet personale, u ngrit nga vendi dhe u largua nga salla parlamentare.

Momenti është regjistruar nga kamerat e Kuvendit dhe është bërë publike nga mediat vendase, ku duket e gjithë skena e ndërprerjes së fjalës dhe largimit të Vuçiçit.

 

Top Channel